Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HAJGÁR/E,~JA f. zakon. sh. ~E, ~ET bised. 1. Fjalë që të bëjnë për të qeshur e për t’u zbavitur në një rreth të njohurish; lojë a rreng që i bëhet dikujt për të qeshur me të; shaka, hokë, tallje. Ç’ishte kjo hajgare? Bën hajgare. I ka hajgare ato.
2. Të qeshura, tallje, mahi. Mos bëj hajgare!
✱Sin.: shaka, hokë, rrekë, rreng, qyfyr, tallje, e qeshur, lojë.
HAJGAREXHÉSH/Ë,~A m. sh. ~A, ~AT Hajgarexhie. Hajgarexheshë e madhe. Njihet si hajgarexheshë.2. si mb. Shakatare. ✱Sin.: shakaxhie, shakatare, e hajgarisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJGAREXHÍ,~E mb. Shakatar. Burrë hajgarexhi.✱Sin.: shakatar, shakaxhi, i hajgarisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJGAREXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që ka qejf të tallet a të bëjë shaka, shakatar. Mendonte se jam hajgarexhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJGAREXHÍ/E,~A m. sh. ~E, ~ET Ajo që ka qejf të tallet a të bëjë shaka, shakatare.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJGARÍS vep., ~A, ~UR kal. Vë në lojë; tall a bëj shaka pa të keq me dikë; e sjell vërdallë, flas me shpoti. Mos më hajgaris mua. ✱Sin.: qesh, shpotit, qesëndis, tall, gazoj, lodr…
Shfaq përkufizimin e plotë →►HAJGARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tallem, vihem në lojë; tallem a bëj hajgare me dikë. Qeshnin e hajgariseshin.2. pës. e HAJGARÍS.✱Sin.: tallem, shpotitem, qesëndisem.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJGARÍSJ/E,~A f. kryes. sh. ~E, ~ET Tallje, shaka; hajgare. Lëri hajgarisjet. Nuk i duroj dot hajgarisjet e tua. ✱Sin.: tallje, shpotitje, qesëndisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJGARÍSUR (i, e) mb. Që i bën shaka a lojëra dikujt; shakatar, hajgarexhi.✱Sin.: i tallur, i shpotitur, i qesëndisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë