Fjalori
HAIR

HAÍR,~I m., bised. Mbarësi e mirësisigurohet me punë, lumturi; dobi. Djalë i hairit. S’ia kam parë hairin. Hair qoftë! (hairbëhet!) (ur.) për të mirë qoftë!; ashtu u bëftë! U bëftë i hairit! u bëftë i mbarë! (për fëmijët). Mos e bëftë pikën e hairit! (mallk.) Të qoftë për hair! S’bën hair! s’bën prokopi.
Sin.: mbarësi, mirësi, dobi, prokopi, përfitim.
S’bën hair (dikush) nuk ka kujdes; nuk arrin dot diçkamirë, nuk përparon; s’bën prokopi. *Manastir pa hair iron. Ia pa hairin (dikujt a diçkaje) iron. s’i doli ashtu siç e priste, e pësoivend që të fitonte, nuk e gëzoi dot; ia ka pirë lëngun; ia pa rrengun. I pafsh hairin! iron. mirë të të bëhet, se e kërkove vetë!; e gëzofsh! iron.; piji lëngun! iron.; e mbajtsh me shëndet! iron.


Rezultate të ngjashme

HAIRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Dhallë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HAIRLÍ,~E mb., bised. 1. Që është i hajrit; i sjellshëm dhe i mirë, i mbarë; që sjell fat e lumturi. Grua hairlie.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.Sin.: i hairtë, i sj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HAIRLÍ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Gëzim; lajm i gëzueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HAIRPÁK,~E mb. 1. Që nuk është i mbarë, i dobishëm (për punën); që bën pak hair. Ditë (pune) hairpake ditë pune pa rendimet.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HAIRPÁK/TË,~E mb., bised. Hairpak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HAÍRSËZ,~E mb., bised. Që nuk bën hair, që nuk është i dobishëm, që sjell vetëm shqetësime. Shtëpi me fëmijë hairsëzë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HAÍRSËZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që është i padobishëm e që nuk bën hair, ai që të që sjell vetëm shqetësime. Dërgo hairsëzin të sjellë maskarain.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HAÍRSËZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e padobishme e që nuk bën hair, ajo që të që sjell vetëm shqetësime.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HAÍRTË (i, e) mb., bised. Që sjell mbarësi, të mira a dobi; i hairit. Fëmijë i hairtë.Sin.: i mbarë, i dobishëm, i mirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.