Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►HAHÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Ia plas gazit, qesh me të madhe. U hahatën tërë kohës. 2. Habitem dhe hutohem nga diçka. ✱Sin.: qesh, gajasem, haharisem, habitem, hutohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAHÁTJ/E,~A f. sh. ~E,~ET 1. Gajasje, haharisje.2. Habitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAHÁTUR (i, e) mb. 1. Që qesh me të madhe, që ia ka plasur gazit. 2. Që është habitur, çuditur; që shpreh habi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAHARÍS vep., ~A, ~UR jokal. Qesh me të madhe, qesh shumë. Ishin mbledhur tërë çupërlinat dhe po haharisnin.✱Sin.: qesh, gajas, hahat.
Shfaq përkufizimin e plotë →►HAHARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Qesh me të madhe; qesh ha-ha-ha me zë të lartë. Hahariseshin vajzat.✱Sin.: qesh, gajasem, hahatem.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAHARÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Qeshje e madhe me ha-ha-ha. Dëgjoheshin haharisje.✱Sin.: qeshje, e qeshura, gajasje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë