Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HAGJIOGRAFÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Jetëshkrimi i një të shenjti; jetëshkrimi ose biografia e të shenjtërve të krishterimit (sidomos të ritit ortodoks lindor).
2. Çdo biografi që idealizon ose bën idhull subjektin e saj.
HAGJIOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Shkruesi i biografisë së shenjtorëve të krishterëve.
HAGJIOGRAFÍK,~E mb., libr. Që i përket jetëshkrimit të një të shenjti, që i përket hagjiografisë. Biografi hagjiografike.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAGJIOGLÍPT,~I m. sh. ~E, ~ET Skulpturë a shtatore e një të shenjti.✱Sin.: skulpturë, shtatore, statujë, trupore.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAGJIOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Shkruesi i biografisë së shenjtorëve të krishterëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAGJIOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Shkruese e biografisë së shenjtorëve të krishterëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAGJIOLATRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Adhurimi i shenjtorëve, dashuria ndaj shenjtorëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAGJIOLÓG,~U m., libr. Ai që shkruan hagjiologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAGJIOLÓG/E,~IA f., libr. Ajo që shkruan hagjiologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAGJIOLOGJÍ,~A f., libr. Letërsi për jetën dhe legjendat e shenjtorëve; përmbledhja e hagjiografive dhe studimi i tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAGJIOTÍK/Ë,~A f., fet. Mësimi për mënyrën se si duhet të bëhet njeriu i mirë; mësim për mënyrën e shenjtërimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë