Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HABÍ,~A f. Ndjenjë a përshtypje që krijohet nga diçka e papritur, e çuditshme ose e pakuptueshme; gjendje hutimi përpara diçkaje të papritur ose të pabesueshme; çudi. I ngjalli habi. Me habi të madhe. Britmë habie. Shenjë habie. Shpreh habi. E pa (e vështroi, e priti) me habi. Më vjen habi habitem. Mbeti (shtangu) nga habia. Sheh (bërtet) me habi.
✱Sin.: befasim, shtangie, çudi, çmeritje, çmerim, habitje, hutim, thagmë.
HABÍT (HABÍS) vep., ~A, ~ÚR kal. 1. I ngjall habi dikujt, i bëj përshtypje me diçka të papritur a të pabesueshme; e çudit dikë. Habiti botën. I habiti të gjithë. 2. E lë pa mend di…
Shfaq përkufizimin e plotë →HABITÁN,~E mb. 1. Që mbetet i habitur ose i hutuar nga diçka e papritur dhe e pabesueshme; i përhumbur, i shastisur.2. I lënë a i dalë nga mendtë; i mangët.✱Sin.: i habitur, hutaq,…
Shfaq përkufizimin e plotë →HABITÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. Ai që habitet shumë nga diçka; njeri i hutuar. ✱Sin.: hutaq, harraq, shushavel, guhak, matuf, i shastisur, mendjehumbur.
Shfaq përkufizimin e plotë →HABITÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. biol. Mjedis tokësor ose ujor me karakteristika përafërsisht natyrore, ku gjallesat rriten, ushqehen dhe shumohen; mjedis ku organizmat gjejnë gjithçka…
Shfaq përkufizimin e plotë →►HABÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Më bën përshtypje të madhe diçka e papritur, e pabesueshme ose e pakuptueshme; më vjen habi, nuk e besoj diçka; çuditem; hutohem. Habitem me …
Shfaq përkufizimin e plotë →HABÍTJ/E,~A f. sh. ~, ~ET Përshtypja ose habia që vjen nga diçka e papritur dhe e pabesueshme; të habiturit. E humbi nga habitja. Pyetën me habitje. Shikoj me habitje.✱Sin.: habi, …
Shfaq përkufizimin e plotë →HABITÓR,~E mb. 1. Që na habit; çuditës. Ka disa mekanizma që ngjallin edhe efekte habitore. Ishte një peizazh habitor.2. gjuh. Që shpreh a shënon diçka, të cilën e japim si të papr…
Shfaq përkufizimin e plotë →HABÍTUR (i, e) mb. 1. Që është habitur nga diçka, i çuditur; i hutuar. Njeri i habitur. Pyeti (mbeti) i habitur. 2. mospërf. Që shpreh habi ose hutim të tepruar. Vështrim i habitur…
Shfaq përkufizimin e plotë →HABITÚS,~I m. sh. ~, ~ËT libr. 1. Veti a cilësi e ndonjë mendësie të caktuar; tipare të sjelljes së dikujt etj. Habitusi i shqiptarit. Habitusi kulturor. 2. biol. Pamje, dukje e ja…
Shfaq përkufizimin e plotë →HABÍTËS,~E mb. Që të habit. Larmia habitëse e bimësisë në malësi. Studiuesit u gjendën përballë një fakti habitës.✱Sin.: i çuditur, i habitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë