Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HABÉR,~I m. sh. ~E, ~ET Lajm; njoftim; dijeni. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj.
♦ Ia dërgoi haberin (dikujt) euf. Kërcënoi, e kanosi nga larg, e paralajmëroi për diçka. S’ka haber (për diçka) shih s’merr erë (nga diçka).
HABERMÁDH,~E mb., bised., keq. Që mëson lajme të ndryshme andej e këtej dhe i përhap ato, që i çon fjalët lart e poshtë; thashethemexhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HABER/MÁDH,~I m. sh. ~MËDHÉNJ, ~MËDHÉNJTË Ai që çon fjalë poshtë e përpjetë, thashethemexhi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HABER/MÁDHE,~ MÁDHJA f. sh. ~MËDHA, ~MËDHÁTË Ajo që çon fjalë poshtë e përpjetë, thashethemexheshë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HABERTÁR,~E mb., bised. 1. Që sjell një lajm, lajmëtar, lajmës. Njeri habertar. 2. fig. Që lajmëron diçka, që jep shenjën për diçka. Pushkë habertare. ✱Sin.: lajmës, lajmërues, laj…
Shfaq përkufizimin e plotë →HABERTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që shërben si lajmëtar; lajmës.2. fig. Diçka që lajmëron një ngjarje a dukuri.✱Sin.: lajmëtar, njoftues, lajmës, lajmërues, lajmprurës, kumtues, te…
Shfaq përkufizimin e plotë →HABERTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që sjell një lajm, lajmëtare.2. fig. Diçka që përhap fjalën a bën shenjë për diçka që ka ndodhur a po ndodh; lajmëtare, lajmëse.✱Sin.: lajmëtar…
Shfaq përkufizimin e plotë →HABERXHÍ,~U m. sh. ~J, ~JT dhe ~NJ, ~NJTË bised. Lajmëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →HABER/ZÉZË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që sapo ka vdekur; e porsavdekur. Ajo haberzeza, u nda nga jeta në moshën më të bukur!✱Sin.: e porsavdekur, e sapovdekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →HABER/ZÍ,~ZÉZË mb., bised. Që sapo ka vdekur, që sapo ka ardhur lajmi se ka vdekur (për dikë). ✱Sin.: i porsavdekur, i sapovdekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →HABER/ZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që sapo ka vdekur, i porsavdekur. Ai haberziu la pesë fëmijë.✱Sin.: i porsavdekur, i sapovdekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë