Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HËN/Ë,~A f. 1. edhe astr. Trup qiellor që rrotullohet si satelit rreth Tokës, e merr dritën nga Dielli dhe ndriçon natën; pamja e këtij sateliti nga Toka. Hëna e re (e vjetër, e plotë, e ngrënë, e zbehtë). Hënë pesëmbëdhjetëshe. Drita e hënës. Disku (drapri) i hënës. Ulja në Hënë. Zënia e Hënës. Eklipsi i Hënës. Natë pa hënë. Me hënë poshtë kur hëna është duke u zvogëluar. Me hënë përpjetë kur hëna vjen duke u rritur. Doli hëna. Hahet (zvogëlohet) hëna. Mbushet hëna. Rihet hëna del hëna e re.
2. vjet. Muaj i llogaritur sipas ciklit të Hënës (rreth 28 ditë). Hëna e janarit. Është në hënë të fëmijës është në muajin e fundit të shtatzënësisë.
3. mjek. Sëmundja e tokës, epilepsia. Sëmundja (lëngata) e hënës.
4. sh. ~Ë, ~ËT fizio. Të përmuajshmet e grave. Është në hënë. I kanë ardhur hënët.
5. si mb. Shumë e bukur për vajzat. Je si hënë.
6. përk. Hënë e vogël; hënëz.
♦ Ka rënë nga hëna (dikush) iron. 1. Sikur është i rrallë, sikur s’ia gjen dot shokun në tokë, aq i mirë i duket vetja. 2. Sikur nuk di ç’bëhet diku, sikur s’është prej këtij vendi; sikur vjen nga një botë tjetër. Me *diell e me hënë. Sa të ketë hënë e yje në qiell përgjithmonë, përjetësisht; sa të jetë jeta; në jetë të jetëve; për jetë e mot. Një herë në hënë shumë rrallë; rrallë e për mall. Hëna pesëmbëdhjetë vajzë a nuse shumë e bukur, që ka një bukuri të rrallë; akull me tel; shtie hënën përdhe (dikush). Është me hënë (dikush) gjendet shpirtërisht herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme; nuk vepron përherë njëlloj e drejt, vepron si të ndodhet; ka shumë teka; është me orë. Është me hënë të keqe (dikush) është në gjendje të keqe shpirtërore e nuk të afron, nuk të mbaron punë, nuk të përgjigjet etj., të rri si me inat a i zemëruar; është në orë të keqe (të ligë); kund. është me hënë të mirë. Është me hënë të mirë (dikush) është në gjendje të mirë shpirtërore e mund të të mbarojë punë, të përgjigjet etj. pa inat e jo si i zemëruar; është në orë të mirë; kund. është me hënë të keqe. Kërkon hënën (dikush) kërkon edhe të pamundurën, ka shumë teka; kërkon qiqra në hell. Leh në hënë (dikush) bën zhurmë kot për diçka, sepse askush s’ia vë veshin, as s’ia ka frikën; bërtet për diçka që nuk do ta ketë kurrë. Leh si *qeni në hënë (dikush) keq. Ka lindur me hënë ndenjur (dikush) nuk shqetësohet për asgjë, është moskokëçarës; i bie sahati gjithnjë dymbëdhjetë (dikujt). M’u përtëri hëna nisi të më ecë mbarë gjithçka, m’u kthye fati nga e mbarësia, më erdhi fati i mirë. (E shikon) si *ujku hënën (dikë). Jam parë me hënë të keqe (me dikë) shih jam parë hënajashtë (me dikë). Jam parë me hënë të mirë (me dikë) shih jam parë hënabrenda (me dikë). S’e sheh hëna e dielli (dikë), edhe keq. s’del fare jashtë; është shumë i mbyllur e i veçuar; s’ka parë diell me sy; s’del për dere (dikush). Shtie (rrëzon) *hënën përdhe (dikush) është shumë e bukur, është bukuri e rrallë; i thotë diellit ja dil a ja të dal; ngjall të vdekurin nga varri. Të var në *bri të hënës (dikush).
HËNËDIELLÓR,~E mb. Që mbështetet në sistemin diellor dhe hënor. Vit hënëdiellor.
Shfaq përkufizimin e plotë →HËNËPLÓTË mb., poet. Që ndriçohet nga hëna e plotë, që ka hënë të plotë. Netët hënëplota.
Shfaq përkufizimin e plotë →HËNËPLÓT/Ë,~A f. Hëna e plotë kur i ka mbushur katërmbëdhjetë ditë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HËNËTÁR,~E mb. Që është me hënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HËNËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Lophius piscatorius) Peshk që banon në ujërat bregdetare, kryesisht në dete të ftohta, në zona afër fundit të detit, me trup të gjerë, me kok…
Shfaq përkufizimin e plotë →HËNËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndriçon hëna ose diçka e ngjashme me të. 2. Gjendja ose niveli i ndriçimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HËNËZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Diçka që ndriçon pak si hëna.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë