Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GUXÍM,~I m. Vetia e atij që përballon vështirësitë e rreziqet, që është trim e i vendosur; qëndrimi a sjellja e një njeriu të tillë; trimëri, zemër. I dha guxim e bëri të guximshëm. Mori guxim nisi a vendosi të bëjë diçka; u bë i guximshëm. Pati guxim t’i dilte përballë. Foli, luftoi me guxim.
✱Sin.: trimëri, burrëri, kurajë, zemër, bole.
GUXIMDHËNËS,~E mb. Që të jep guxim, që të bën trim.✱Sin.: trimërues, zemërdhënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →GUXIMMÁDH,~E mb. Që ka guxim të madh; i guximshëm, guximtar.✱Sin.: i guximshëm, guximtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GUXIMPLÓTË mb., poet. Që është plot guxim; që shpreh guxim; i vendosur. Vështrim guximplotë.✱Sin.: i guximshëm, petrit, sypetrit, sygacë, syshkëndijë, sypishë, sokol, syshqiponjë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →GUXÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka guxim; që bëhet me guxim; guximtar. Ndërhyrje e guximshme.✱Sin.: guximtar, guximmadh, i zjarrtë, trim, trimosh, trimshor, i guximtë, i pafrikë, sy…
Shfaq përkufizimin e plotë →GUXIMTÁR,~E mb. Që ka guxim, i guximshëm. Djalë guximtar. Vajzë guximtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →GUXIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri i guximshëm, trim. Guximtar i madh.2. etnogr. Ai që ka guxuar të vrasë a të vjedhë; dorasi: Guximtari u kap.✱Sin.: i guximshëm, vrasës.
Shfaq përkufizimin e plotë →GUXIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e guximshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →GUXÍMTË (i, e) mb. I guximshëm, guximtar.✱Sin.: i guximshëm, guximtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GUXÍT vep., ~A, ~UR kal. Ngacmoj, nguc.✱Sin.: ngacmoj, nguc.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë