Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GURTHEMÉL,~I m. sh. ~E, ~ET Guri i parë i vendosur në themelet e një objekti. Kanë vënë gurthemelin.
Shfaq përkufizimin e plotë →GÚRTHI ndajf. Guraçokthi. Luaj gurthi luaj duke hedhur e duke pritur me një dorë dy gurë të vegjël njëri pas tjetrit (kryesisht lojë fëmijësh).✱Sin.: guraçokthi, guralecash.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURTHIMÚRTHI ndajf. Mënyrë të luajturi e fëmijëve në grup, të cilët i vënë grushtet njëri mbi tjetrin dhe njëri kërkon të gjejë diçka të fshehur aty. Luaj gurthimurthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURTHÝES,~E mb. Që thyen gurë; gurthërrmues. Punëtor gurthyes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURTHÝES,~I m. sh. ~, ~IT Punëtori që thyen gurët e mëdhenj në copa më të vogla, gurthërrmues; punëtori që bën çakëll. Që i ri punoi si gurthyes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURTHÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punëtore që thyen gurë; gurthërrmuese.2. Makinë për thyerjen a për copëtimin e gurëve. Gurthyesja e ka lehtësuar punën.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURTHËRRMÚES,~I m. sh. ~, ~IT Punëtor që thërrmon gurë për punime ndërtimi; gurthyes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Punëtor i gurores.2. Gurskalitës.✱Sin.: gurgdhendës, gurlatues, gurskalitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURTÓPTHI ndajf. Guraçokthi, guralecash. Luajnë gurtopthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →GÚRTË (i, e) mb. 1. Që është prej guri. Lëndë e gurtë. Mur i gurtë.2. I ngurtë.3. fig. I fortë. E ka zemrën të gurtë.4. fig. I ngrirë, i ngurosur. Fytyrë e gurtë.✱Sin.: i ngurtë, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë