Fjalori
GURRË

GÚRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Burim i madh me shumë ujë në një vend malor; uji i këtij burimirrjedh si përrua a si lumë; vendi ku e ka burimin a zanafillën një përrua ose një lumë; krua. Gurrë malore. Gurrë lumi.
2. Vijë a rrëke e diçkajelëngshme. Gurrë gjaku.
3. fig. Burimi a zanafilla e diçkaje. Gurra popullore (e këngëve, e valleve).
4. si ndajf. Rrëke. I shkonin lotët gurrë.
Sin.: burim, rrëke.


Rezultate të ngjashme

GURRËSHTÉRP/Ë,~A f. sh. ~A,~AT Gurrë pa ujë a që shteron gjatë verës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GÚRRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Gurrë e vogël, gurrë me pak ujë; krua që ka pak ujë ose që nganjëherë shteron.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GÚRRC/Ë,~A f., zool. (lat. Astropecten aranciacus) Yll deti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GURRÉC,~I m. sh. ~A,~AT Gurrë e vogël; krua i vogël a me pak ujë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GURRÉL,~I m. sh. ~A, ~AT [GURRÉL/Ë,~A f. sh. ~A,~AT] Lug druri ku bie uji i kroit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GURRÍQ,~I m., zool. Derr, thi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GURRNÍ,~A f. sh. ~, ~TË Vorbull, forcë e rrymës së ajrit, të ujit.Sin.: vorbull, shtjellë, fugë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GURR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. Del me shumicë nga mali a nga shkëmbi, buron (për një lumë a përrua, për një krua etj.). Gurron nga shkëmbi (në rrëzë të malit). Gurron i kulluar.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.