Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GURGULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurma e ujit a e diçkaje tjetër të lëngët që gurgullon. Gurgullima e kroit (e përroit).
2. Zë i ngjashëm me gurgullimën e ujit. Gurgullima e zgjatur e një kënge.
✱Sin.: murmurimë, murmuritje, shushurimë.
GURGULÉ,~JA f. sh.~, ~TË 1. Zhurmë e madhe; rrëmujë, trazirë.2. Turmë njerëzish që bëjnë zhurmë e bërtasin.✱Sin.: batërdi, rrëmujë, turmë.♦ Bëri gurgulenë (dikush) thirri e bërtiti…
Shfaq përkufizimin e plotë →GÚRGU/LL,~I m. sh. ~J, ~JT anat., bised. Gurmaz, grykë, fyt. E mbërtheu për gurgulli.✱Sin.: fyt, gurmaz, grykë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURGULLÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore me gjethe të mëdha, me rrënjë si kokë hudhre, që përdoret në mjekësinë popullore kundër ngalosës së bagëtive; bar ngalose, bari …
Shfaq përkufizimin e plotë →GURGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gurgullon ose gurgullohet. Gurgullimi i gazit në gizë të shkrirë.2. Gurgullimë. Gurgullimi i kroit (i rrëkesë).
Shfaq përkufizimin e plotë →►GURGULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e GURGULLOJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →GURGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Nxjerr një zë të mbytur e të vazhdueshëm (për ujin ose për ndonjë lëng tjetër kur rrjedh ose valon); del a rrjedh me zhurmë të mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →GURGULLÚES,~E mb. Që gurgullon; që nxjerr gurgullima. Ujë gurgullues. Me zë gurgullues.✱Sin.: shushuritës, fëshfëritës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë