Fjalori
GUNGË

GÚNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e fryrë a e dalë mbi diçka, xhungë, bullungë; pjesa e ngriturshpinë a në kraharor. Gungëballë. Gunga e devesë. Lis me gunga. Arë me gunga.
2. mjek. Breshkëz, mëllë.
3. si mb., edhe si em. Gungës2,3. Arrë gungë. Dele gungë.
Sin.: xhungë, kurriz, kodër, stërkungull, i papërkulur, kokëfortë, gungës, gurç, gurës, kungë.
*Arrë (kaçkë) gungë. E ka kokën me gunga (me xhunga) (dikush) është kokëfortë, nuk dëgjon e nuk bindet, është i pagdhendur; e ka kokën me cepa; e ka kokën gur; e ka kokën shkëmb; e ka kokën gdhe; s’ha (s’merr) pykë; s’ha të gdhendur.


Rezultate të ngjashme

GUNGÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Tra çatie, mahia e çatisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GUNGÁR,~E mb. Që e ka tulin të fortë. Dardhë gungare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GÚNGAS ndajf. Doçash. Luanin gungas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GUNGÁT vep., ~A, ~UR jokal. Gugat, guguron.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GÚNGAZ ndajf. Doçash. Luaj gungaz.Sin.: doçe, doçash.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GUNGÁÇ,~E mb. 1. Që i ka dalë kurrizi si gungë; që ka një gungë në kurriz; kurrizdalë.2. bot. Gungor. Rrënjë gungaçe.Sin.: gungash, kurrizo, kukan, kurrizdalë, kurrizdrapër, gërmu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GUNGÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri me kurriz të dalë, kurrizo.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GUNGÍM,~I m. Veprimi kur bëhet diçka me gungë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GUNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj me gungë a me gunga dikë a diçka, duke e goditur me një send të fortë; gungëzoj. Ia gungoi kokën me gur. E gungoi kazanin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GUNGÓR,~E mb., bot. Që ka gunga; me zhardhok, i gungët. Dru gungor. Qiellza gungore. Bimë gungore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.