Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GULÇ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të zënët e frymës herë pas here nga çrregullime të zemrës ose nga ndonjë sëmundje tjetër, nga emocionet etj.; sëmundja që sjell çrregullime të frymëmarrjes, shpirrë; gulçimë. Gulçe frike (ngazëllimi). E zuri (e mundoi) gulçi.
2. Rrymë e vrullshme ajri; tufë rrezesh. Gulç ere (drite).
3. fig. Hall i madh; fatkeqësi; hidhërim, pikëllim.
4. fig. Dëshirë e madhe, lakmi.
✱Sin.: shpirrë, astmë, gulçim, rrymë, tufë, pikëllim, fatkeqësi, hidhërim, lakmi.
GULÇÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gulçon dikush. Gulçimi i njeriut. Gulçimi i motorit.2. Gulç, shpirrë; gulçimë.3. fig. Shqetësim; ngushtim. Ndien gulçim.4. fig. Hidhërim, pi…
Shfaq përkufizimin e plotë →GULÇÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Frymëmarrje e shpeshtë e me mundim; kolla a zhurma që del nga kjo frymëmarrje; shtrëngim.2. Zhurmë e fortë dhe e mbytur. Gulçimat e trenit.✱Sin.: gulç…
Shfaq përkufizimin e plotë →GULÇ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të zënët e frymës herë pas here nga çrregullime të zemrës ose nga ndonjë sëmundje tjetër, nga emocionet etj.; sëmundja që sjell çrregullime të frymëmarrje…
Shfaq përkufizimin e plotë →GULÇÁN,~E mb. Që është i sëmurë nga gulçi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►GULÇ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Hidhërohem, shqetësohem.2. Thartohem në grykë, më vjen gulçi; më pështiroset, më neveritet.✱Sin.: hidhërohem, shqetësohem, neveritet, pës…
Shfaq përkufizimin e plotë →GULÇ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Marr frymë shpesh dhe me vështirësi nga lodhja, nga vapa, nga një sëmundje etj.; rënkoj thellë e qaj me të mbytura nga një hidhërim a dëshpërim i…
Shfaq përkufizimin e plotë →GULÇÚES,~E mb. Lakmues, lakmitar; i pangopshëm. Është gulçues.
Shfaq përkufizimin e plotë →GULÇÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Gulçues. Njeri i gulçueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →GÚLÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gulç.
Shfaq përkufizimin e plotë →GÚLÇ/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I sëmurë nga gulçi.2. fig. Që shqetësohet shumë; që e zë ankthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë