Fjalori
GUFUAR

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: GUFOJ
GUFOJ

GUF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Fryhet, mbufatet, grafullon. Gufon brumi. Gufoi lumi.
2. jokal. Del jashtë me forcë; del mbi tokë, mbin. Gufonte uji. I gufoi gjaku. Gufoi bari.
3. fig., jokal. Shpërthen një ndjenjë etj. I gufoi zemra u gëzua shumë.
4. fig., jokal., vet. v. III, Rritet mirë; zhvillohet. Po gufonte fëmija.
5. jokal. Nxjerr frymën dhe thith ajrin shpejt; gulçoj. Gufonte nga lodhja. I gufonte gjoksi.
6. kal. Bëj me gufa; fryj. Gufoj flokët.
Sin.: fryj, mbufatet, grafullon, mbin, zbukurohem, zhvillohem, gulçoj.
I gufon (i zien, i vlon) *gjaku (dikujt). I gufon *gjoksi (dikujt). gufon *zemra (shpirti).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.