Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►GUDULÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndiej guduli, jam i ndjeshëm ndaj ngacmimeve të lehta në disa vende të veçanta të trupit. Guduliset shumë.
2. vetv. Gudulisim njëri-tjetrin në të njëjtën kohë. Vajzat këndonin, qeshnin e guduliseshin.
3. pës. e GUDULÍS.
✱Sin.: gicilohem, kilikosem, kilikohem.
♦ Nuk guduliset me *pupël (dikush).
GUDULÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Prek dikë lehtë me gisht, me pupël a me diçka tjetër në disa vende të ndjeshme të trupit dhe e bëj të qeshë pa u përmbajtur. I gudulis gushën (faqet). E gudulis në ijë (nën sqetull). Gudulis me pupël (me gisht). Gudulis lehtë.
2. I shkaktoj dikujt një ngacmim të lehtë kryesisht në organin e të nuhaturit. I gudulisi hundët era e uthullës (e gjellës).
3. fig., kryes. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) Më shkakton a më ngjall një ndjenjë të lehtë kënaqësie (muzika, fjala etj.). E guduliste muzika. Sikur e gudulisën ato fjalë.
✱Sin.: giciloj, kilikoj, kilikos.
GUDULÍ,~A f. Ndjenjë e lehtë kënaqësie, që shoqërohet me një të qeshur të papërmbajtshëm, kur e prekim lehtë dikë në disa vende të trupit; gudulisje. Kam guduli.
Shfaq përkufizimin e plotë →GUDULÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Prek dikë lehtë me gisht, me pupël a me diçka tjetër në disa vende të ndjeshme të trupit dhe e bëj të qeshë pa u përmbajtur. I gudulis gushën (faqet).…
Shfaq përkufizimin e plotë →GUDULÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur guduliset dikush. U zgjua nga gudulisja.2. Ndjenja që provojmë kur gudulisemi, guduli. Gudulisje e ëmbël.✱Sin.: guduli, gicilim, gilivil…
Shfaq përkufizimin e plotë →GUDULÍSËS,~E mb. Që të shkakton guduli, që bën të ndiesh guduli, gicilues. Këto janë përvoja gudulisëse. Tymi gudulisës i punëve të skarës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë