Fjalori
GRUSHT

GRUSHT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dora me gishtërinjmbledhur e të shtrënguar; goditjajepet me të; dora e mbledhur si kupë; sasia sa nxë ajo; dorë. E bëri dorën grusht. Ka grushtfortë. Një grusht oriz.
2. fig. Goditje e fortë; kundërshtim i vendosur; kërcënim. Qe grusht i rëndë për të. Grusht shteti ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë a i formësqeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish. I tregoi grushtin e kërcënoi dikë; ishte gati të zihej me dikë. Ngre grushtin kundërshtoj dikë a diçka; ngre krye. Shtrëngon grushtet mbledh forcat e përgatitet për t’u ndeshur me dikë.
3. si mb. (me numërorin një) I vogël, një pëllëmbë. Një grusht njeri. Në një grusht vend.
4. si ndajf. Kruspull. U mblodh (u ) grusht.
5. si ndajf., fig. Me radhështrënguara; si një i vetëm e i bashkuar fort. U bënë grusht para rrezikut.
Sin.: boks, dumkë, goditje, dorë, pëllëmbë, kruspull.
U (një) grusht (u sa grushti) (dikush) u mblodh (nga frika, nga pleqëria etj.), u rrudh e u rrëgjua, u kruspullos; u një dorë; u lëmsh. Bëhemi grusht bashkohemi fort përballë një rreziku, shtrëngojmë radhët e nuk na thyen a nuk na përçan dot njeri; bëhemi gardh. E bëri dorën grusht (dikush) nisikursejë; u dorështrënguar, nuk e nxjerrparanë nga dora; s’të jep asgjë; u grep. I bie *gjoksit me grushte (dikush) mburret për një veprim që ka bërë. I bie *kokës me grushte (dikush) pendohet rëndë për një veprimgabuar. I futi një grusht miza (me miza) (dikujt) e futi dikësherr me të tjerë, e nxiti dhe e ndezi kundër dikujt, e shpoi; e bërihumbasë vetëkontrollin; i futi spicat. Grusht për grusht mënyrëvendosur e të rreptë, me vendosmëri e me ashpërsimadhe, pa ngurruar e ashtu si ma bën dikush; pa u frikësuar e ballazi; dhëmb për dhëmb; për jetë a vdekje. Grusht i hekurt goditje e fuqishme e dërrmuese; masë, vendim etj. që të detyronnënshtrohesh pa asnjë kundërshtim; forcë a dhunë e ushtruar për të zgjidhur diçka; vendosmëri e palëkundur dhe veprim i fortë e i ashpër. Me grushthekurt me forcë e me ashpërsi; me detyrim, me shtrëngim e me dhunë; rreptësisht. Me një grusht mizaI i zemëruar, i nxehur, i inatosur; me (tërë, gjithë) hundë (hundë e buzë). Me një grusht mizaII me fjalë e me premtime boshe, pa ia mbaruar punën, duarthatë, duarbosh; me duar zbrazur (thatë, bosh). Që në *gusht nga një grusht. E ha barutin me grusht (dikush) është trim i madh e luftëtar i zoti, s’i trembet asnjë rrezikuluftë; është trim i çartur. Hëngri një grusht (dikush) e mori një goditje; e pësoi diçka, e vuajti një pasojë. E ka (e mban) dorën grusht (dikush) është dorështrënguar; s’i del gjë prej thonjsh (dikujt); e ka dorën cung; është bërë grep; shkul një gur nga një mur! E ka (e mban) në grusht (dikë) e ka nën vete, e ka në zotërimplotë dhe nuk e lë të ngrejë kokë, e kontrollon dhe bën si do vetë me të; e ka në dorë. Mbeta me një grusht miza mbeta fare pa gjë; mbeta duarthatë; mbeta gisht. Ngre grushtin (kundër dikujt) e kundërshtoj me forcë dikë, ngrihem kundër tij; jam gatindeshem a të luftoj me të. Një grusht njeri njeri i vogël nga shtati, një pëllëmbë njeri; shkurtabiq. Një grusht pleshta tall. njerëzështë krejt e pamundur t’i bësh bashkë; stan me lepuj tall. Përplas grushtin (dikush) kërcënon a urdhëron me zemërim për diçka; kërkon me forcëbëhet diçka; është i ashpër e brutal. I rri me grushte hundëve (dikujt) keq. i rri me të keq, me inat e me të egër, e mban nën kontroll me dhunë a me zor; e kërcënon hapur dikë; nuk e lë të ngrejë kokë. Shtrëngon grushtet (dikush) mbledh forcat a përgatitet për t’u ndeshur me dikë, për një punëkërkon guxim e përpjekje etj.; mbushet me zemërim e gatitet ta zbrazë kundër dikujt; përpiqet me shumë forcë ta përmbajë veten e të mos shpërthejë. I tregoi grushtin (dikujt) iu kërcënua, i dhakuptojë se është gatipërleshet me të; nuk iu nënshtrua.


Rezultate të ngjashme

GRUSHTA-GRUSHTA ndajf. Duar-duar, pak nga pak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GRUSHTHÉKURT mb. Që e ka grushtin të fortë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GRUSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur goditet dikush ose diçka me grusht. Grushtim i fortë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►GRUSHT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv. Goditet diçka me grusht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GRUSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bie dikujt a diçkaje me grusht, e qëlloj me grushte. Grushtoj fort.2. sport. E pres me grusht topin për t’ia ndryshuar drejtimin ose për të mos…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GRUSHTSHTÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Rrëzimi me dhunë i qeverisë nga një grup i vogël njerëzish, zakonisht ushtria. Bën grushtshtet. Me anë të grushtshteteve dhe rebelimeve. Nxit grushtsh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GRUSHTSHTÉTAS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën a merr pjesë në një grusht shteti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.