Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GRRÉMTAS ndajf. Me trup të përkulur për të mos u parë nga të tjerët a për t’u fshehur etj., me trup të kërrusur; kruspull. Eci grremtas. Rrinte grremtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRRÉMTË (i, e) mb., bised. I kërrusur; i përkulur si grremç. Plak i grremtë. Dru i grremtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRREMÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Copë hekuri me majë të kthyer, që shërben për të kapur a për të varur diçka, kanxhë; kërrabëz e vendosur në mur, ku varen sende të ndryshme; pjesë e vog…
Shfaq përkufizimin e plotë →GRREMÇÁK,~E mb. Që është në trajtë grremçi; që është me shumë grremça, që ka grremça. Gishtërinj grremçakë. Degë grremçake.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRRÉMÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Zbukurim me qëndisje si grremça; ojë.2. Dhi me brirë të kthyer si grremç.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRREMÇÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur bëjmë një grremç.
Shfaq përkufizimin e plotë →►GRREMÇ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Kthehem në trajtë grremçi, bëhem si grremç, kërrusem.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRREMÇ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kthej një hekur, një tel a diçka tjetër dhe e bëj në trajtë të grremçit, e bëj si grremç.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRREMÇÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Sfurk me grremç për të gjuajtur peshk; fuzhnjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRREMÇÚAR (i, e) mb. Që është bërë si grremç, i kthyer si grremç.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë