Fjalori
GROPË

GRÓP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. E thelluartokë a në sipërfaqen e diçkaje; vrimë e madhe. Gropë e thellë (e cekët). Gropa e gëlqeres. Rrugë me gropa. Ra në gropë. Vend gropë. Faqe gropë.
2. gjeogr. Gropësirë. Fshati ndodhet në një gropë mes kodrave.
3. bised., edhe fig. Varr. Ia bëri gropën ia bëri varrin. Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda. (fj. u.).
4. Zgavër. Gropa e syrit. Gropë ajrore (av.) zonë ku ajri ka temperaturë tjetërkrahasim me atë të mjedisit përreth. Gropa e bilardos. Gropë thithëse. Gropa e zezë (e nevojtores).
Sin.: gropim, gropore, gropere, hep, kapt, kaptë, kapth, qore, trap, gllofkë, gomën, gorgë, gorrë, zgorkë, vrimë, hallkomë, humbellë, humbë, e thelluar, e hyrë, rroshponjë, skërkë, shtrojerë, matorik, pus, grofolok, pellg, varr, zgavër.
Ia bëri (i hapi) gropën (dikujt) shih ia bëri (i hapi) varrin (dikujt). bëfsha (të hapsha) gropën! mallk. vdeksh!; bëfsha varrin! mallk.; ngrënça grurin! mallk.; këndoftë prifti trisainë mallk. tall. M’u barku gropë. 1. Kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë, jam boshstomak; m’u barku petë. 2. shih m’u zemra gropë. E bëri gropën me *dorën e vet (dikush). E bën gjoksin gropë (dikush) tall. mburret shumë; i bie gjoksit; rreh gjoksin; rreh kraharorin; vret veten me gishtin e madh; shet mend. M’u zemra gropë u hidhërova shumë, u dëshpërova thellë (nga një fatkeqësi etj.); m’u barku gropë. Ra në gropë (dikush) e pësoi keq; e gjeti një fatkeqësi. Gjeti gropën e gurit (dikush) u mëkëmb shpejt e papritur nga ana ekonomike, ra në kamjemadhe; gjeti hazinenë. (Është) në *buzëgropës (të varrit) (dikush). Kur të shohë gropën e qafës (dikush) iron. kurrë, asnjëherë; kur të shohë qafën (zverkun) pa pasqyrë iron. E shtiu (e vuri) në gropë (dikë) shih e shtiu (e vuri) në varr (dikë). Më zë plumbi gropave gjithmonëvete ters, nuk kam fat, nuk më del asgjë mbarë, dështoj vazhdimisht; jam fatkeq; kam qimen e ujkut; kam qimen e derrit; kam lëkurën e ujkut; kund. doli (më erdhi) lepurishteg.


Rezultate të ngjashme

GRÓPËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gropë e vogël. Gropëzat e faqeve. Gropëza e mjekrës. Gropëzat e lisë. Gropëz me ujë.2. Gropëqiqër.Sin.: gropëzim, gropere, burmë, qukë, qukël, qukëlinë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GRÓPAS ndajf. Lojë fëmijësh në të cilën përpiqen të fusin gurë në disa gropa. Luaj gropas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GROPÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gropë e vogël në tokë; pellgore.Sin.: gropë, pellg.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GROPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bëjmë gropë; groposje. Bëj gropimin. Gropimi i kafshëve të ngordhura.2. Vend i bërë gropë, gropë.Sin.: gropë, groposje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GROP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj gropë një vend, duke e gërmuar me diçka; e thelloj diçka dhe i jap formën e një grope. - Gropoje edhe pak!2. jokal. Gërmoj me diçka për të ha…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GROPÓR,~E mb. Që është si gropë, që ka gropa, me gropa. Vend gropor. Tokë gropore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GROPÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vend gropë, vend si gropë; gropësirë; vend me gropa.2. gjeogr. Vend jo shumë i gjerë, me një nivel më të ulët se tokat përreth; fushë jo shumë e gjer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GROPÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh diçka në gropë dhe e mbuloj me dhe; fut diçka nën tokë: Groposi qenin e ngordhur.2. edhe fig., bised. Pushoj së menduari, heq mendjen, e lë në har…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GRÓPTË (i, e) mb. Që është gropë; gropa-gropa.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.