Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GREVËTHÝES,~E mb. 1. Që saboton grevën, që përpiqet të përçajë lëvizjen greviste; që kundërshton pjesëmarrjen në grevë, që vazhdon të punojë në kohën e shpalljes së grevës ose që pranon të punojë në vend të punëtorëve që janë në grevë. Punëtor grevëthyes. Sindikata grevëthyese.
2. Tradhtar; përçarës. Politikë grevëthyese.
✱Sin.: tradhtar, sabotues, përçarës.
GREVËTHÝES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që vijon a pranon të punojë kur punonjësit e tjerë janë në grevë. Po rekrutohen grevëthyes, po joshen me premtime.
GREVËTHYES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vijon a pranon të punojë kur punonjësit e tjerë janë në grevë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GREVËTHÝERJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur thyhet greva, kur ndërpritet greva.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë