Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GREP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Copëz teli e kthyer si grremç, që lidhet me një fill dhe përdoret për të zënë peshk. Peshkoj me grep.
2. bised. Çengel, kanxhë. Grepi i kandarit. Grepi i mishit. U bë (si) grep (fig.) u dobësua shumë.
3. Shtizë e hollë me majë të kthyer për të thurur dantella etj.
4. fig., keq. Vjedhës xhepash; zhvatës.
✱Sin.: bizë, cimb, cimbil, shtizë, çengel, kanxhë, karficë, reze, bisk, lastar, vjedhës, zhvatës, rrodhe, koprrac, zhuzhingë.
♦ U bë grep (dikush). 1. shih u bë kockë e lëkurë (dikush). 2. shih e bëri dorën grusht (dikush). M’u bë grep (dikush) shih m’u bë rrodhe (dikush). Ra në grep (dikush) u mashtrua nga ato që tha a që i kërkoi dikush, u gënjye prej tij dhe e pësoi; ra në kurth; ra në grackë. I hedh grepin (grepat) (dikujt a diçkaje) ia vë syrin mirë dikujt dhe përpiqet ta shjerë në dorë; e miklon për ta bërë për vete; ia vë syrin diçkaje dhe përpiqet të nxjerrë përfitime prej saj; i hedh karremin; i hedh çengelin; hedh skortin të zërë troftën (dikush). Jam (rri) në (ndër) grepa kam një hall të madh që më mundon vazhdimisht e që nuk më lë të qetë; nuk jam i qetë e nuk rri dot në një vend; rri (si) mbi gjemba; rri (si) mbi gozhdë. Nuk i kap grepi (dikujt) është jashtë mundësive e forcave të tij diçka, nuk ka mundësi të bëjë një punë, një detyrë etj., nuk ka sukses; nuk arrin dot atë që do a që kërkon. Iu këput grepi (dikujt) nuk i eci puna mbarë, i ngeci puna, nuk ia arriti qëllimit; nuk pati sukses, i vajti kot mundimi, dështoi; nuk i doli diçka ashtu siç e mendonte a e dëshironte; nuk iu plotësuan shpresat; iu këput balçi i torbës; iu thye çerepi; ashtu i vajti filli; nuk i ndezi masati. Ia nxjerr me grep (me grepa) (dikujt) ia nxjerr me shumë vështirësi fjalën ose diçka tjetër, ngaqë nuk dëshiron ta thotë ose ngaqë nuk do që ta japë, ia nxjerr me zor; ia nxjerr me darë.
GREPÁCAJK/Ë,~A f. sh. ~E, ~ET Vajzë a grua grindavece, ngacmuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →GREPACÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri grindavec.
Shfaq përkufizimin e plotë →GREPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur kapim me grep një peshk ose diçka tjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →GREP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zë a kap peshk me grep.2. Nxjerr diçka nga një vend i ngushtë me anë të një grepi. Grepoj gëzhojën nga pushka.3. Shpoj me gjilpërë a me diçka tjetë…
Shfaq përkufizimin e plotë →GREPTH,~I m, sh. ~A, ~AT Grep i vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →GREPTHÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Thikë me grep për të prerë e për të tërhequr fijet në tezgjah.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRÉPTË (i, e) mb. Që ka trajtën e grepit, që është si grep; i kërrusur. Tel i greptë. Hundë e greptë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GREPÇ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Akrep. Grepç i zi. Helmi i grepçit.
Shfaq përkufizimin e plotë →GRÉPËZ,~A f., bot. Ricin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë