Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GOZHDÚAR (i, e) mb. 1. I mbërthyer me gozhdë. Dërrasa të gozhduara.
2. fig. Që është detyruar të qëndrojë në vend pa lëvizur, pa bërë asnjë veprim, pa punuar etj., i mbërthyer në një vend; që ka ngecur në vend (për njerëzit). Mbeti (qëndroi) i gozhduar. I mbajti të gozhduar.
✱Sin.: i mbërthyer, i penguar.
GOZHD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbërthej diçka me gozhdë. Gozhdoj dërrasat.
2. fig. E detyroj dikë të qëndrojë në një vend pa lëvizur, pa bërë asnjë punë etj., e mbërthej në vend; e bëj të ngecë. E gozhdoi në vend. E gozhdoi sëmundja në shtrat.
3. fig. E mbërthej dikë me forcën e arsyes a me argumente bindëse; e vë me shpatulla pas murit. E gozhdoi me fakte. E gozhdoi me fjalë.
✱Sin.: mbërthej, pengoj.
♦ E gozhdoj (e mbaj, e mbërthej) në *vend (dikë).
GOZHDÚES,~E mb. Që të mbërthen, që të lë në vend pa lëvizur. Vendim gozhdues.
Shfaq përkufizimin e plotë →GOZHDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që të mbërthen, që të lë në vend pa lëvizur. Gozhdues mendimesh.2. Mjet pune që përdoret për të ngulur gozhdë. Gozhdues pneumatik.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë