Fjalori
GOMAR

GOMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Equus asinus asinus) Njëthundrak më i vogël se kali, me veshëgjatë, që mbahet për ngarkesë. Duron si gomar duron shumë.
2. Barramban kjo kafshë. Një gomar dru.
3. si mb., fig., bised. Njeri i trashë nga mendja, budalla; hajvan.
Sin.: veshgjatë, magjar, gazhel, i trashë.
M’u shpirti gomar. shih m’u shpirti derr. I bën *grazhd gomarit (dikush) iron. Ia bëri veshët sa të gomarit (dikujt) bised. shih ia bëri veshët rrogoz (dikujt). Del si *kërriçi para gomarit (dikush) tall. S’di si (nga) lidhet gomari (dikush) mospërf. nuk merr vesh as nga gjërat më të thjeshta, s’di si të bëjë as diçkavogël, s’është i aftë për asgjë, është i pazoti; s’di t’i japë ujë gomarit. S’di t’i japë ujë gomarit (dikush) mospërf. nuk kupton ende, nuk di gjë; është i trashë nga mendja ose është fare i pazoti, s’di të bëjë as diçkavogël; s’di si (nga) lidhet gomari. I duket prifti gomar (dikujt) tall. e ka humbur fare, nuk i dallon dot gjërat, nuk di se ku është e ç’bëhet, është çartallosur. Fshiji *buzët me torbën e gomarit bised. iron. Sa gomarë buzëbardhë (ka)! iron. bised. s’është po ajo gjë, s’është ai ose s’është e atijmendon ti, ka edhetjerë si ky. Ia ha *bukën gomari (dikujt) tall. Gomar me brirë bised. i trashë nga mendja. I ka ngrënë gomari *bukën (dikujt). E hëngri *kashtën e gomarit (dikush) tall. I ka hedhur *trutë e gomarit (dikujt) përb. Kur të hipë gomari mbi çati iron. shih kur të hipë gomarifik iron. Kur të hipë gomarifik iron. bised. kurrë, asnjëherë; kur të hipë derrifik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bjerë shi i kuq; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të bëhen dy ditë bashkë. S’ka ç’i bën gomarit e i bie samarit (dikush) tall. nuk arrin ose nuk guxondënojë fajtorin e vërtetë dhe i shkarkohet dikujt tjetër; e shfryn dufin aty ku mundet. Ka *lëkurë gomari (dikush). *Kërriç gomari shar. *Koqe gomari tall. bised. I mbeti gomari në *llucë (dikujt) keq. Kur të numërosh *qimet e gomarit tall. Nuk e nxjerr gomarin nga balta (dikush) nuk është i zoti për diçka, nuk mundet a nuk ka aftësitë bëjë diçkaduhet ta bëjë; nuk nxjerr lepur nga strofulla. E nxjerr në *pazar të gomarëve (diçka) tall. *Pallmë gomari keq. Prit gomarmbijë bar! iron. mos prit kot, s’dihet kur do të bëhet një punë a kur do të vijë dikush; mund të mos bëhet e të mos vijë kurrë; është fare e pasigurt diçka; lagu sot e rruhu mot. Kur të qethen gomerët tall. kurrë, asnjëherë; kur të qethen dhentë e kuqe. Nuk i shkon gomari (kali) në *udhë (dikujt). Nuk i shkon gomari (kali) në *urë (dikujt). I shkon (i rri) si *shala gomarit (dikujt) iron. Për *shpirtgomarit! iron. Vajti *kërriç e erdhi gomar (dikush) vulg. përb. I vuri *lëkurën e gomarit (dikujt). Një *vrap gomari (pele). Zbriti nga *kali e hipigomar (dikush) iron. E zë gjumi mbi gomar (dikë) tall. është i qullët dhe i plogët, është hutaq i madh, s’është i zoti për asnjë punë; flekëmbë (dikush); humb (humbet) rrugën (udhën) në oborr (dikush) tall. *Zog gomari shar.


Rezultate të ngjashme

GOMÁRAZI ndajf., bised. 1. Gomarthi.2. fig. Baras, barabar, pa u mundur e pa fituar as njëri as tjetri. Dolën gomarazi.Sin.: gomarthi, baras.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Femra e gomarit, gomaricë. Qumësht gomareje.2. Dru bimë. Preu një gomare.3. fig. bised. Grua a vajzë e trashë nga mendja, budallaqe, hajvane. Ç’gomare…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMÁREZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël e tezgjahut si bigë, që shërben për të mbajtur të tërhequra fijet gjatë endjes, kur i mbledhim në shul.2. Dru bigë; këmbalec mbi të cilin mbështe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMARÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. Marrëzi, budallallëk. Bëri një gomari.Sin.: budallallëk, marrëzi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMARÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Femra e gomarit, gomare.2. bised. Gomare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMARÍSHT ndajf., bised. Si budalla; si i marrë, marrëzisht, çmendurisht. Sillet (flet) gomarisht.Sin.: çmendurisht, marrëzisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMARJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që punon me një gomar për të mbajtur lëndë të ndryshme.2. Bari gomarësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMARLLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. Gomari, marrëzi. Gomarllëk i madh. Bëri një gomarllëk.Sin.: budallallëk, marrëzi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMÁRTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Gjemb gomari, gjembaç. Gjembat e gomarthit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOMÁRTHI ndajf., bised. 1. Në brinjë; brinjazi. Ra gomarthi.2. Baras, pa fituar asnjëri. Dolën gomarthi.3. Kaloras, kaladibrançe. Luajnë gomarthi.Sin.: gomarazi, kaladibrançe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.