Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëndë elastike, e përftuar nga përpunimi i kauçukut me squfur, që përdoret për të bërë sende të ndryshme; llastik; copë e vogël nga kjo lëndë që përdoret për të fshirë diçka të shkruar. Çizme gome. Laps me gomë. Gomë arabike rrëshirë që ngrin shpejt dhe që përdoret si ngjitës.
2. Pjesa e jashtme e rrotës së një automobili, të një biçiklete etj., e bërë prej kësaj lënde; rrotë prej llastiku. U shpua (plasi) goma.
✱Sin.: llastik, fshirëse, pastruese, shuarës.
♦ Gomë shpëtimi libr. mënyrë a mjet për të dalë nga një gjendje e rrezikshme ose e vështirë. E fshij me gomë mospërf. e mohoj krejt; e zhduk; e injoroj.
GOMËLLÁK,~U m., kim. Rrëshirë natyrore, që përdoret për lustrime, për llake etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →GÓM/ËN,~NA f. sh. ~NA, ~NAT 1. Gropë në një vend me ujë, në një lumë etj. pellg me ujë. Gomën e madhe. Gomna e limit. Ra në gomën.2. krahin. Ama e ujit.✱Sin.: gripë, pellg.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë