Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GOJËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që flet bukur e rrjedhshëm, ai që di t’i lidhë bukur fjalët e shprehjet, ai që flet qartë dhe të bind për atë që thotë; njeri i gojës.
2. let. Ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet bukur e rrjedhshëm, ai që të bën për vete me forcën e fjalës së tij, orator. Gojëtar i madh (i shquar).
✱Sin.: ligjërues, orator.
GOJËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që flet bukur e rrjedhshëm, ajo që di t’i lidhë bukur fjalët e shprehjet, ai që flet qartë dhe të bind për atë që thotë; njeri i gojës, oratore.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →GOJËTARÍ,~A f. Të folurit bukur e rrjedhshëm; arti i të folurit bukur, oratori. Arti i gojëtarisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë