Fjalori
GOJËMBAJTUR

GOJËMBÁJTUR mb. 1. Që i mbahet goja kur flet; i belbër.
2. si em. Ai që i mbahet goja. Erdhi gojëmbajturi!
Sin.: i belbër, i belbët, belbacak, gojëzënë, gojëmarraq.


Rezultate të ngjashme

GOJËMBÝLLUR mb. Që flet pak; që e ruan një të fshehtë; i heshtur.Sin.: fjalëpakë, gjuhëlidhur, gojëkyçur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOJËMBÝLLUR,~I m. Ai që flet pak; ai që e ruan një të fshehtë; i heshturi. Gojëmbylluri nuk foli asnjë fjalë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOJËMBÝLLUR ndajf. Me gojën të mbyllur, pa folur. Rri gojëmbyllur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOJË́MBËL mb. Që nxjerr nga goja fjalë të mira e të ëmbla, që flet mirë, butë dhe shtruar; fjalëmbël, gojëmjaltë. Grua gojëmbël. Nuse gojëmbël.Sin.: fjalëmbël, gojëmjaltë, kuvendë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOJËMBËLSÍ,~A f. Të nxjerrët nga goja fjalë të mira e të ëmbla. Ajo përdor gojëmbëlsinë e dashurinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOJËMBËRTHÝER mb. Gojëmbyllur, gojëkyçur.Sin.: fjalëpakë, gojëmbyllur, gojëkyçur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOJËMBËRTHÝER,~A f., euf. Milingona.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GOJËMBËRTHÝER,~I m., euf. Ujku. Çau dy dele gojëmbërthyeri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.