Fjalori
GODITJE

GODÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur goditet dikush ose diçka. Goditja e objektivit. Goditja e veseve (e të metave, e zakoneve prapanike). Goditje me kokë (me dorë, me grusht, me këmbë). Goditje dënimi (sport.). Goditje këndi (sport.). Goditje me armë (me pushkë, me artileri). Goditje e përqendruar (në punë, në luftë) me forcashumta.
2. Grushti a pëllëmba që i japim dikujt; shkelmi që i japim dikujt kur e godasim a diçkaje kur e gjuajmë; ajopësojmë kur dikush a diçka na godet e na dëmton. Goditje e fortë (e fuqishme, e lehtë). Goditja nga dielli. Jap (marr) goditje.
3. usht. Sulm vendimtar e i befasishëm, që i jepet armikut me të gjitha forcat e me të gjitha mjetet ose me pjesën e tyre kryesore. Goditja kryesore (vendimtare, vdekjeprurëse). Goditjakrahë.
4. kryes. sh. Rrahjet e zemrës, të një mekanizmi etj.; zhurmadëgjohet kur goditim diçka me dorë, me çekiç etj.; trokitje. Goditjet e zemrës.
Sin.: gjuajtje, përplasje, kritikë, sulm, rrahje, qëllim.

GODITJE

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: GODIT
GODIT

GODÍTI vep., ~A, ~UR 1. kal. I bie dikujt a diçkaje me dorë, me këmbë a me një send tjetër, qëlloj dikë; e rrah. E goditi me dorë (me grusht, me pëllëmbë). E goditi me këmbë (me shkelm). E goditi me gurë. E goditi me kamxhik. E goditifytyrë (në kokë). Godit fort (rëndë, lehtë).
2. usht., kal. Shtie a qëlloj me armë zjarri kundër dikujt a diçkaje; sulmoj dikë a diçka. Godit armikun. Godit me artileri. Godit aeroplanin me kundërajror.
3. sport., kal. I bie topit me forcë (me dorë, me këmbë ose me kokë) në një drejtimcaktuar. Godit topin. Godit me dorë (me këmbë, me kokë).
4. kal., kryes., vet. v III Prek diku a diçka me forcë, rreh diçka; i bie, e merr (plumbi etj.). Topi goditi shtyllën (në shtyllë). Plumbi e goditishpatull.
5. kal. Lëndoj a plagos një pjesëtrupit, duke e përplasur a duke e përpjekur pas diçkaje; vras. Goditi dorën (këmbën). Goditi kokën (ballin).
6. kal., vet. v. III E lë në vend, e vret; i bie rrufeja; i bie një sëmundje e rëndë dhe e papritur etj., e cila bën që të humbasë vetëdijen ose i shkakton vdekjen menjëherë. E goditi rrufeja. E goditi dielli. E goditi. bised. i ra pika; i ra damllaja. E goditizemër vdiq menjëherë nga zemra.
7. fig., kal. Qortoj rreptë dikë për gabimet e të metat e tij, për qëndrimin a sjelljen ë tij me qëllim që të ndreqet; vë në dukje me forcë gabimet e të metat për t’i zhdukur këto; kritikoj rëndë. Godit dembelët (parazitët, rrugaçët). Godit gabimet (dobësitë, veset). Godit pikëpamjet e gabuara (zakonet prapanike). Godit ashpër. E goditi pas shpine (prapa krahëve).
8. fig., kal. Dëmtoj rëndë a shkatërroj krejt dikë a diçka; i jap dërrmën, e shpartalloj. Godit sektorin privat. Godit pa mëshirë.
9. kal., vet. v. III E prek, e kap një e keqe, që i shkakton dëm të madh. E goditi thatësira. E goditi tërmeti. I goditi kriza ekonomike. E kanë goditur shumë fatkeqësi (të këqija).
10. kal. (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) prek thellëndjenja, më ther. goditizemër.
11. jokal., vet. v. III Rreh me një trokitje (për zemrën, për damarët, për tëmthat ose për një mekanizëm). Godet zemra. Goditin damarët (tëmthat).
12. bised., jokal., vet. v. III Bie (për orën e murit). Ora goditi dymbëdhjetë.
13. fig., jokal. E kam qëllimin diku, synoj diku, rrah. E di ku godet ai. Aty godet ajo fjalë. Godet larg ai me këto fjalë.
14. jokal., njëvet. Ndodh, rastis, qëllon. Goditvijë. Goditi që u ndodhashtëpi.
Sin.: godas, qëlloj, mëshoj, grushtoj, shpartalloj, flakëroj, vras, rrah, rastis, sulmoj, rastis, qëllon.
Godet (qëllon) *larg (dikush). Goditi (qëlloi) në *shenjë (dikush). goditi në *zemër (dikush a diçka).

GODIT


Rezultate të ngjashme

GODITJEPRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që pret goditje, parakolp. Një goditjepritës me përmasa më të mëdha.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GODITJEZBÚTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që zbut goditjet, gomë. Goditjezbutës për anije.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.