Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GODÍTI vep., ~A, ~UR 1. kal. I bie dikujt a diçkaje me dorë, me këmbë a me një send tjetër, qëlloj dikë; e rrah. E goditi me dorë (me grusht, me pëllëmbë). E goditi me këmbë (me shkelm). E goditi me gurë. E goditi me kamxhik. E goditi në fytyrë (në kokë). Godit fort (rëndë, lehtë).
2. usht., kal. Shtie a qëlloj me armë zjarri kundër dikujt a diçkaje; sulmoj dikë a diçka. Godit armikun. Godit me artileri. Godit aeroplanin me kundërajror.
3. sport., kal. I bie topit me forcë (me dorë, me këmbë ose me kokë) në një drejtim të caktuar. Godit topin. Godit me dorë (me këmbë, me kokë).
4. kal., kryes., vet. v III Prek diku a diçka me forcë, rreh diçka; i bie, e merr (plumbi etj.). Topi goditi shtyllën (në shtyllë). Plumbi e goditi në shpatull.
5. kal. Lëndoj a plagos një pjesë të trupit, duke e përplasur a duke e përpjekur pas diçkaje; vras. Goditi dorën (këmbën). Goditi kokën (ballin).
6. kal., vet. v. III E lë në vend, e vret; i bie rrufeja; i bie një sëmundje e rëndë dhe e papritur etj., e cila bën që të humbasë vetëdijen ose i shkakton vdekjen menjëherë. E goditi rrufeja. E goditi dielli. E goditi. bised. i ra pika; i ra damllaja. E goditi në zemër vdiq menjëherë nga zemra.
7. fig., kal. Qortoj rreptë dikë për gabimet e të metat e tij, për qëndrimin a sjelljen ë tij me qëllim që të ndreqet; vë në dukje me forcë gabimet e të metat për t’i zhdukur këto; kritikoj rëndë. Godit dembelët (parazitët, rrugaçët). Godit gabimet (dobësitë, veset). Godit pikëpamjet e gabuara (zakonet prapanike). Godit ashpër. E goditi pas shpine (prapa krahëve).
8. fig., kal. Dëmtoj rëndë a shkatërroj krejt dikë a diçka; i jap dërrmën, e shpartalloj. Godit sektorin privat. Godit pa mëshirë.
9. kal., vet. v. III E prek, e kap një e keqe, që i shkakton dëm të madh. E goditi thatësira. E goditi tërmeti. I goditi kriza ekonomike. E kanë goditur shumë fatkeqësi (të këqija).
10. kal. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) Më prek thellë në ndjenja, më ther. Më goditi në zemër.
11. jokal., vet. v. III Rreh me një trokitje (për zemrën, për damarët, për tëmthat ose për një mekanizëm). Godet zemra. Goditin damarët (tëmthat).
12. bised., jokal., vet. v. III Bie (për orën e murit). Ora goditi dymbëdhjetë.
13. fig., jokal. E kam qëllimin diku, synoj diku, rrah. E di ku godet ai. Aty godet ajo fjalë. Godet larg ai me këto fjalë.
14. jokal., njëvet. Ndodh, rastis, qëllon. Godit të vijë. Goditi që u ndodha në shtëpi.
✱Sin.: godas, qëlloj, mëshoj, grushtoj, shpartalloj, flakëroj, vras, rrah, rastis, sulmoj, rastis, qëllon.
♦ Godet (qëllon) *larg (dikush). Goditi (qëlloi) në *shenjë (dikush). Më goditi në *zemër (dikush a diçka).
GODÍTII vep., ~A, ~UR kal. 1. Ndërtoj. Godit një shtëpi (një urë, një rrugë).
2. Ndreq, rregulloj diçka të prishur, meremetoj. Godit karrigen (orën, këpucët).
3. Vë diçka në vendin e vet, e vë në rregull, ujdis, rregulloj, ndreq. Godit dhomën (shtëpinë). Godit tryezën. Godit plaçkat.
4. Stolis, zbukuroj. Godit nusen. Godit flokët.
5. I shtoj diçka për ta bërë më të shijshme a më të mirë (një gjellë etj.), ujdis, ndreq. Godit gjellën. E goditi me erëza.
6. bised. Hartoj, shkruaj, bëj, sajoj (një vjershë etj.). Goditi një vjershë. Goditi një këngë.
✱Sin.: ndërtoj, meremetoj rregulloj, ndreq, stolis, shkruaj, zbukuroj, sajoj, ujdis, hartoj, shkruaj, sajoj.
GOD/ÁS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. GoditI.
►GODÍT/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zihem me grushte, me shkelma etj. me dikë, rrihem. U goditën keq. I ndau se po goditeshin.2. usht., vetv. Ndeshem në luftë me dikë, përleshe…
Shfaq përkufizimin e plotë →►GODÍT/EMII jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Stolisem, zbukurohem; rregullohem. Po goditej nusja. Goditet para se të dalë.2. vetv. Merrem vesh me dikë, bie në ujdi. Goditemi bashkë.3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →GODÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur goditet dikush ose diçka. Goditja e objektivit. Goditja e veseve (e të metave, e zakoneve prapanike). Goditje me kokë (me dorë, me grusht…
Shfaq përkufizimin e plotë →GODÍTJ/E,~AII f. Veprimi kur ndërtohet ose rregullohet diçka; rregullim. Goditja e shtëpisë (e urës). Goditja e orës (e këpucëve).
Shfaq përkufizimin e plotë →GODÍTUR (i, e)I mb. 1. Që ruan shenjat e lëna nga një goditje. Vendi i goditur.2. fig. Që është thënë a është bërë mirë e me vend; i zgjedhur mirë, i qëlluar; i përshtatshëm. Mendi…
Shfaq përkufizimin e plotë →GODÍTUR (i, e)II mb. 1. Që është ndrequr a është rregulluar (për diçka që ka qenë prishur); i meremetuar, i ndrequr. Shtëpi e goditur.2. I rregulluar mirë, i ujdisur; i zbukuruar. …
Shfaq përkufizimin e plotë →GODÍTËS,~E mb. 1. Që godet. Forcë (valë) goditëse. Repart goditës (usht.).2. fig. Që të bie menjëherë në sy, që të vret sytë. Ngjyrë goditëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →GODÍ,~AI f., bised. Marrëveshje, ujdi. Bie në godi merrem vesh me dikë për diçka. Arrij në godi. Lidh (bëj) një godi.✱Sin.: marrëveshje, ujdi.
Shfaq përkufizimin e plotë →GODÍ,~AII f., bised. Zbukurim. I ka hije godia. Më mirë një godi se nëntë bukuri (fj. u.).✱Sin.: zbukurim, stolisje.
Shfaq përkufizimin e plotë →GODÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ndërtesë. Godinë e re (e vjetër). Godinë shkollore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë