Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GLLABËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka gllabëruar diçka. Gllabëruesit më të mëdhenj të energjisë. Gllabëruesi i pasurisë së të varfërve.
GLLABËRÚES,~E mb. 1. Që merr me forcë a rrëmben diçka që është e dikujt tjetër dhe e bën pronë të vetën; që pushton me dhunë diçka; që ka qëllime për të gllabëruar toka, vende etj. Armik gllabërues. Shtete gllabëruese. Zjarr gllabërues. Biznes gllabërues.
2. fig. Që të sheh me lakmi të madhe; që të gllabëron, që të përpin. Sy (vështrim) gllabërues.
✱Sin.: pushtues, lakmues.
GLLABËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gllabërojmë ose gllabërohet diçka. Gllabërimi i pasurisë.✱Sin.: përpirje, përlarje, gëlltitje, llufitje, kollofitje, pushtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►GLLABËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më tërheq shumë diçka, më bën për vete dikush a diçka, më thith tërësisht diçka, e humbas mendjen pas diçkaje; tërhiqem. Gllabërohet d…
Shfaq përkufizimin e plotë →GLLABËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ha diçka menjëherë e me uri; përpij, përlaj. Gllabëroi gjithë ushqimin prej urisë së madhe. I gllabëroi të gjitha.2. Rrëmbej; pushtoj me dhunë n…
Shfaq përkufizimin e plotë →GLLABËRÚAR (i, e) mb. Që është gllabëruar, që është marrë. Toka të gllabëruara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë