Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GLLABËRÚAR (i, e) mb. Që është gllabëruar, që është marrë. Toka të gllabëruara.
GLLABËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ha diçka menjëherë e me uri; përpij, përlaj. Gllabëroi gjithë ushqimin prej urisë së madhe. I gllabëroi të gjitha.
2. Rrëmbej; pushtoj me dhunë një vend etj. Ia gllabëroi pasurinë (paratë). Imperialistët përpiqen t'i gllabërojnë vendet e vogla.
3. vet. v. III, bised. Përmbyt; mbulon. Lumi gllabëroi xhadenë. I gllabëroi errësira.
4. fig. Shoh me lakmi të madhe dikë a diçka, i hedh një vështrim të shpejtë e plot me dëshirim, e përpij. E gllabëroi me sy.
5. fig. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) Më rrëmben me gjithë forcën diçka, më tërheq shumë, më bën për vete, më pushton tërësisht. E gllabëroi muzika (filmi, libri).
✱Sin.: përpij, përlaj, shpëlaj, gëlltis, llup, llufis, faroj, faros, kapërdij, skllup, thith, përfshij, fshij, rruaj, rrufis, rrumbulloj, rrushkulloj, kollofis, rrëmbej, kllapis, qëroj, copis, pushtoj, tërheq.
GLLABËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gllabërojmë ose gllabërohet diçka. Gllabërimi i pasurisë.✱Sin.: përpirje, përlarje, gëlltitje, llufitje, kollofitje, pushtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►GLLABËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më tërheq shumë diçka, më bën për vete dikush a diçka, më thith tërësisht diçka, e humbas mendjen pas diçkaje; tërhiqem. Gllabërohet d…
Shfaq përkufizimin e plotë →GLLABËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ha diçka menjëherë e me uri; përpij, përlaj. Gllabëroi gjithë ushqimin prej urisë së madhe. I gllabëroi të gjitha.2. Rrëmbej; pushtoj me dhunë n…
Shfaq përkufizimin e plotë →GLLABËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka gllabëruar diçka. Gllabëruesit më të mëdhenj të energjisë. Gllabëruesi i pasurisë së të varfërve.
Shfaq përkufizimin e plotë →GLLABËRÚES,~E mb. 1. Që merr me forcë a rrëmben diçka që është e dikujt tjetër dhe e bën pronë të vetën; që pushton me dhunë diçka; që ka qëllime për të gllabëruar toka, vende etj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë