Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJYSM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përgjysmoj. E gjysmoi shishen (bukën). E gjysmoi kohën. I gjysmoi kundërshtarët.✱Sin.: dyshtoj, përmjetoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJYSMOKÁR,~E mb. hist. Që nxë gjysmë oke, gjysmokësh. Enë gjysmokare. Teneqe gjysmokare.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJYSMOKÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Enë që nxë gjysmë oke. Mat me gjysmokare.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJYSMÓKËS,~I m. sh. ~, ~IT hist. Gjysmokare. Mbush gjysmokësin.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJYSMÓKËSH,~E mb. hist. Që nxë gjysmë oke. Enë gjysmokëshe. Shishe gjysmokëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJYSMOPÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Njeri i shtresës së varfër; njeri i vuajtur. - Lëre, është gjysmopingë!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë