Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJYK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Jap mendim a vlerësim për dikë ose për diçka; nxjerr një përfundim që lidhet me diçka; quaj. Gjykon veprimet. Gjykon sipas veprave. Gjykon kush ka të drejtë. Si e gjykoni ju këtë?
2. drejt. Shqyrtoj si trup gjykues çështje penale e civile dhe jap vendimin për to; jap vendim si gjyqtar për një çështje a për një mosmarrëveshje; bëj gjyq. -Mos e gjyko pa dëgjuar të dyja palët.
3. sport. Ndjek zhvillimin e një ndeshjeje për të zbatuar rregullat e caktuara dhe jap dënime për shkeljet. Gjykoi ndeshjen. Gjykoj lojën.
✱Sin.: arsyetoj, mendoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë