Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJYKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Veprimi kur gjykoj a gjykohem. Gjykimi në dy shkallë. Pezullimi i gjykimit.
2. sport. Ndjekje e zhvillimit të një ndeshjeje për zbatimin e rregullave nga lojtarët dhe dhënie e dënimeve për shkeljet e tyre. Gjykimi i ndeshjes.
3. edhe fig. Mendim i formuar për dikë a për diçka dhe i shprehur si vlerësim përfundimtar. Gjykim i drejtë. I matur në gjykime. Shpreh një gjykim.
4. Aftësi për të gjykuar drejt; pjekuri mendore, fuqi e arsyes. E ka humbur gjykimin.
5. logj. Formë e të menduarit për sendet e dukuritë dhe për tiparet e tyre. Gjykime të kundërta. Gjykim i rremë.
✱Sin.: arsyetim, peshim, arbitrim, mendim, pikëpamje, arsye, logjikë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë