Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJURM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I shkoj pas gjurmëve; e kërkoj për ta zënë a për ta asgjësuar; e ndjek dhe e përgjoj fshehurazi dikë. Gjurmon derrin e egër. E gjurmoi deri në strofkë. Gjurmonin një keqbërës.
2. fig., kal. Bëj kërkime për të gjetur a për të zbuluar diçka; hetoj një çështje, një punë etj.: Gjurmoj prejardhjen e fjalëve. Gjurmon një çështje.
3. jokal. Eci, endem. Gjurmon rrugëve.
✱Sin.: gjëmoj, gjuaj, tragëzoj, përgjoj, hetoj, hulumtoj.
►GJURM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës e GJURMÓJ. Nuk do të testohem e gjurmohem. Gjurmohem nga njerëz të panjohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë