Fjalori


Rezultate të ngjashme

GJUHËSHIGJÉTË mb. Që sulmon të tjerët me fjalë therëse. Grua gjuhëshigjetë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSHKURTÚAR mb. 1. Që i është prerë a shkurtuar gjuha.2. mallk. Që iu shkurtoftë gjuha, që mos foltë kurrë. Si e tha atë fjalë, gjuhëshkurtuari!

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSHKÚRTËR mb. Që flet pak, që nuk është fjalaman; kund. gjuhëgjatë. Ai mbeti gjithmonë gjuhëshkurtër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSHPÁTË mb. Që është i shkathët e i zoti në të folur, që i thotë gjërat prerë e me të madhe. Gjuhëshpatë për armikun / zemërzjarr për mikun (kr. pop.).Sin.: gjuhëthikë, gjuhëb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSHTARË mb. Fjalëthartë; fjalëhidhur. Njeri gjuhështarë e mendjetharë.Sin.: fjalëthartë, fjalëhidhur, gjuhëhelm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSHTHÚRUR mb. Gojështhurur. Ai është gjuhështurur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSHÚMË mb. Që zotëron shumë gjuhë; poliglot. Këngëtari gjuhëshumë dinte shumë këngë të huaja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSÍ,~A f. Shkenca që studion gjuhën si dukuri shoqërore, ligjet e rregullsitë e sistemit të saj, përdorimin dhe zhvillimin e saj historik. Gjuhësi antropologjike studim i marrë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSÍSHT ndajf. Nga ana gjuhësore; nga pikëpamja gjuhësore. Shprehet gjuhësisht. Lidhet gjuhësisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUHËSPÉC,~E mb. Që flet fjalë therëse a fyese; që të thumbon me fjalë. Ajo është pak gjuhëspece.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.