Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJUHËSHTHÚRUR mb. Gojështhurur. Ai është gjuhështurur.
GJUHËSHIGJÉTË mb. Që sulmon të tjerët me fjalë therëse. Grua gjuhëshigjetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSHKURTÚAR mb. 1. Që i është prerë a shkurtuar gjuha.2. mallk. Që iu shkurtoftë gjuha, që mos foltë kurrë. Si e tha atë fjalë, gjuhëshkurtuari!
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSHKÚRTËR mb. Që flet pak, që nuk është fjalaman; kund. gjuhëgjatë. Ai mbeti gjithmonë gjuhëshkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSHPÁTË mb. Që është i shkathët e i zoti në të folur, që i thotë gjërat prerë e me të madhe. Gjuhëshpatë për armikun / zemërzjarr për mikun (kr. pop.).✱Sin.: gjuhëthikë, gjuhëb…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSHTARË mb. Fjalëthartë; fjalëhidhur. Njeri gjuhështarë e mendjetharë.✱Sin.: fjalëthartë, fjalëhidhur, gjuhëhelm.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSHÚMË mb. Që zotëron shumë gjuhë; poliglot. Këngëtari gjuhëshumë dinte shumë këngë të huaja.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSÍ,~A f. Shkenca që studion gjuhën si dukuri shoqërore, ligjet e rregullsitë e sistemit të saj, përdorimin dhe zhvillimin e saj historik. Gjuhësi antropologjike studim i marrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSÍSHT ndajf. Nga ana gjuhësore; nga pikëpamja gjuhësore. Shprehet gjuhësisht. Lidhet gjuhësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSÓR,~E mb. 1. Që lidhet me gjuhën, që i përket gjuhës, i gjuhës. Ushtrime gjuhësore. Kultura gjuhësore. Gabim gjuhësor. Ekspeditë gjuhësore. Atlas gjuhësor. Shkenca gjuhësore.…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËSPÉC,~E mb. Që flet fjalë therëse a fyese; që të thumbon me fjalë. Ajo është pak gjuhëspece.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë