Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJUHËMBÁJTUR mb. 1. Që i mbahet goja, që mezi flet; i belbër. Është djalë gjuhëmbajtur.
2. Që i mat fjalët, që është i përmbajtur në të folur, që nuk i lëshon fjalët kot; që nuk flet mbarë e prapë ç’i vjen për gojë; kund. gjuhëlëshuar. Në mbledhje qëndroi gjuhëmbajtur.
✱Sin.: i belbër, gjuhëndalur, gjuhëvështirë, gjuhëzënë.
GJUHËMBLÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Mbledhës fjalësh të rralla. Gjuhëmbledhësi mblodhi fjalë të rralla nga folklori.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËMJÁLTË mb. Gojësheqer. Njeri gjuhëmjaltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËMJÁLT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka gojën sheqer. Ngrehu, o vëlla shtrati / se është trazuar fshati / se u përgjunj gjuhëmjalti (kr. pop.).
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËMJÁLT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e ka gojën sheqer. Gjuhëmjalta fitoi zemrat e të gjithëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËMPÍRË mb. Që i është lidhur gjuha nga frika a diçka tjetër; që nuk flet dot. Qëndroi gjuhëmpirë, pa nxjerrë asnjë fjalë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËMPRÉHTË mb. Që është i shkathët e i mprehtë në të folur; gjuhëbrisk. Në debat u dallua si gjuhëmprehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë