Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJUHËBILBÍL mb., poet. Që flet shumë bukur, që i rrjedh goja; gojëbilbil. Djali gjuhëbilbil / pa shihni, vajza shihni / si po ligjëron trimi (kr. pop.).
GJUHËBRÍSK mb. Që është i shkathët e i mprehtë në të folur, që ta jep përgjigjen menjëherë, që është brisk nga goja. Ai qe nxënësi më gjuhëbrisk i klasës.✱Sin.: gjuhëmprehtë, gojëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJUHËBÚÇE mb., shar. Që flet shumë, pa pushim; pa i peshuar mirë fjalë; llafazan. Vajzë gjuhëbuçe.✱Sin.: llafazan, gjuhëqen, gjuhëdhi, fjalaman, llapëmadh, llafeshumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë