Fjalori
GJUAJ

GJÚAJ vep., ~TA, ~TUR kal. 1. Kërkoj ose ndjek gjahun për ta vrarë a për ta kapur; dal për gjah. Gjuaj rosa. Gjuaj peshk peshkoj. Gjuaj me zagarë. Shkoi për të gjuajtur.
2. vet. v. III Ndjek kafshëtjera për t’i ngrënë (për disa kafshë grabitqare). Macja gjuan minj.
3. fig. E pres a e ndjek për ta kapurbefasi, gjurmoj; përgjoj. E gjuante prej disa orësh. Gjuan rastin pret rastin. S'lë rast pa gjuajtur. Gjuaj për laraska (për sorra) bëj një përpjekjekotë, të pabodishme.
4. edhe jokal. Qëlloj, hedh a godit dikë me diçka; i bie dikujt a diçkaje me diçka. E gjuaj me pëllëmbë. E gjuajti rrufeja lisin.
5. fig. Thumboj, ther, godas. E gjuaj me fjalë. E gjuajti disa herë gjatë mbledhjes.
6. edhe jokal., sport. Godas ose hedh me forcë topin në një drejtimcaktuar; i bie, e hedh topin. Gjuaj topin. Gjuajtirrjetë (në portë, në shtyllë). Gjuajtikosh (jashtë).
7. bised. Flak tutje; hedh. Gjuaj gurin.
8. Largoj; përzë, dëboj. I gjuajtigjithë nga shtëpia e vet.
Sin.: gjurmoj, përgjoj, gjëmoj, ruaj, pickoj, shpoj, shigjetoj, thumboj, ther, godas, qëlloj, flak, largoj, përzë, dënoj, shporr.
E gjuan me *gurë (dikë). Gjuan për *lepuj (dikush). Të gjuajtë *moti! mallk.gjuajti (më ra) *rrufeja. Të gjuajttë *vetëtima! mallk.


Rezultate të ngjashme

GJÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gjuaj apo gjuhem. Gjuajtja e kafshëve. Gjuajtja e shpendëve. Gjuajtja me gurë. Gjuajtjet me hark.2. Gjurmim a përgjim i dikujt për ta kap…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUAJTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Gjuajtje. E gjuajtura me armë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÚAJTUR,~IT (të) as. Gjuajtje. Metoda të reja të të gjuajturit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÚAJTËS,~E mb. Që shërben për të gjuajtur. Aeroplan gjuajtës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÚAJTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Gjuetar (zakonisht në det). Gjuajtësit e balenave.2. usht. Aeroplan luftarak i lehtë e i shpejtë, që ndjek aeroplanët kundërshtarë për t’i rrëzuar; aer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÚAJTËS-BOMBARDÚES,~E mb., usht. Që shërben për të ndjekur e rrëzuar aeroplanët kundërshtarë në luftimet ajrore dhe për të bombarduar. Aeroplan gjuajtës-bombardues. Aviacioni gjua…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÚAJTËS-BOMBARDUES,~I m. sh. ~, ~IT usht. Aeroplan i lehtë, kryesisht me funksione të gjuajtësit, i përshtatur për bombardime taktike. Gjuajtës-bombarduesi i fuqishëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUAJTËS-KÁPËS mb., usht. Që shërben për të kapur e gjuajtur bombarduesit e rëndë. Aeroplan gjuajtës-kapës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJUAJTËS-KÁPËS, ~I m. sh. ~, ~IT usht. Aeroplan gjuajtës që shërben për të kapur e gjuajtur bombarduesit e rëndë. Gjuajtës-kapësi qe tepër i shpejtë dhe i manovrueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÚAJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET usht. Anije e specializuar për ndjekjen e nëndetëseve. Gjuajtëse moderne me radarë të avancuar kundër nëndetëseve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.