Fjalori
GJOLLË

GJÓLL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Rrasë ku vihet kripa për ta ngrënë bagëtia; vendi ku bagëtia ha kripë. Lëpin delja gjollën. Çoj dhente në gjollë.
*Si dhiagjollë nuk shkëputet nga diçka që i pëlqen, ngulet diku me kënaqësi e nuk largohet.

GJOLLË

GJÓLL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Gropë e mbushur me dheshkrifët e pleh, ku mbillen pjeprat, shalqinjtë, kastravecët etj.

GJOLLË

GJÓLL/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Shishe boje; kallamar. Gjollë për shkrim.

GJOLLË

GJÓLL/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT euf., anat., bised. Organi gjenital i gruas; klemëz; papalan.

GJOLLË

GJÓLLË mb. Që nuk ka qime e nuk ka rrudha; i rrafshët. E ka kryet gjollë.

GJOLLË

GJÓLLË ndajf.gjendjelëmuar, pa rrudha (truri); pa dhe (toka). Ua bëri trurin gjollë me ato ushtrime. Pas përmbytjes ara mbeti gjollë, pa asnjë grusht dhe.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.