Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJOKS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kraharor; pjesë e veshjes që e mbulon atë. Me gjoks të dalë. Muskujt e gjoksit. Dërrasa (gropa) e gjoksit. Gjerësia e gjoksit. Nxjerr gjoksin përpara.
2. Gji; gjinjtë, sisët. Me gjoks të hedhur. I jep gjoks fëmijës.
3. ushq. Copë mishi nga kjo pjesë e trupit të kafshëve. Gjoks pule. Gjoks qengji.
4. fig. Kraharori, ku ndodhet zemra si simbol i ndjenjave të njeriut. I fliste me gjoks.
♦ E bën gjoksin *gropë (dikush) tall. I bie gjoksit (dikush) mburret shumë për diçka, i merr vetë meritat për një punë të kryer; hiqet si trim ose si shumë i zoti; shet mend; rreh gjoksin; nxjerr gjoksin (përpara); e bën gjoksin gropë tall.; vret veten me gishtin e madh. I bie gjoksit me grushte (dikush) e pranon haptas përpara të tjerëve se është fajtor për diçka, e merr përsipër vetë fajin; pendohet e qorton veten për një faj a për një gabim të rëndë që ka bërë; rreh gjoksin; i bie kokës me grushte. Çaj me gjoks eci përpara duke përballuar e duke kapërcyer me guxim çdo pengesë e vështirësi; përpiqem t’ia arrij qëllimit me punë e me ndershmëri, me të gjitha forcat e me vendosmëri. I gufon gjoksi (dikujt) është shumë i gëzuar e i emocionuar, është plot hare; i hidhet gjoksi përpjetë. Gjoks për gjoks shumë afër e drejtpërdrejt në ndeshje, ballazi; me guxim e me trimëri, pa iu fshehur e pa iu trembur kundërshtarit; ballë për ballë. Me gjoks hapur pa druajtje; trimërisht, pa u fshehur e pa u frikësuar fare; ballë për ballë. Hap gjoksin (dikush) tregon trimëri; i del rrezikut haptas e ballazi; nxjerr gjoksin (përpara); rreh gjoksin; i nxjerr (i tregon) gjoksin (dikujt). I hidhet gjoksi përpjetë (dikujt) është shumë i gëzuar a shumë i shqetësuar, ka emocione të forta; i gufon gjoksi. S’ka gjoks (dikush) s’është i aftë, është i pafuqishëm; s’ka kockë. E ka gjoksin *të gjerë (dikush). Kam një *lëmsh në gjoks (në zemër, në kraharor). I nxjerr (i tregon) gjoksin (dikujt) i del ballazi pa frikë, hyn në përleshje me dikë me guxim e pa u sprapsur; rreh gjoksin (dikush); hap gjoksin (dikush). Nxjerr (qit) gjoksin (përpara) (dikush). 1. I del ballazi rrezikut, nuk fshihet nga frika, është trim e guximtar; hap gjoksin. 2. Mburret shumë; rreh gjoksin; i bie gjoksit; shet mend. Rreh gjoksin (dikush). 1. Merr përsipër me guxim të bëjë diçka të rrezikshme a të vështirë; del e merr përsipër me bujë të kryejë diçka patjetër, i del për zot me mburrje një pune të vështirë; mburret; shet mend; nxjerr gjoksin (përpara); i bie gjoksit; rreh kraharorin; e bën gjoksin gropë tall.; vret veten me gishtin e madh. 2. E bën veten fajtor para të gjithëve; i bie gjoksit me grushte; i bie kokës me grushte. E shtyj me gjoks (diçka) ia dal në krye me përpjekje e me këmbëngulje një pune të vështirë; mezi ia arrij diçkaje duke vënë të gjitha forcat; i vë gjoksin (diçkaje). I vë gjoksin (diçkaje) vë të gjitha forcat për ta përballuar një punë a një detyrë, punoj e përpiqem me të gjitha forcat për t’ia dalë mbanë, nuk i kursej energjitë për të bërë diçka që duhet ta bëj; e shtyj me gjoks (diçka); i vë shpatullat; i vë krahët; çaj baltën për të tjerët; i dal gjel kaproll.
GJOKSH,~E mb., bised. Që është përtac; i ngadalshëm e i rëndë në punë. Djalë gjoksh.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKSH,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Ai që është përtac; ai që është i ngadalshëm e i rëndë në punë. Gjokshi nuk mbahet as për ndihmës.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÓKSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që është përtace; ajo që është e ngadalshme dhe e rëndë në punë. I foli gjokshes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOK mb. Që është i bardhë; i bardhë nga thinjat. Koka gjok e mendja zog (fj. u.).✱Sin.: thinjosh, i thinjur.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Kalë me qime të bardha, kalë i bardhë. Gjok i shpejtë. I hipi gjokut.2. bised. Njeri flokëthinjur, flokëbardhë; thinjosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKÁÇ,~I m. sh. ~A, ~AT kopsht. Ulli me kokrra të rrumbullakëta e të mëdha.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pelë ose mushkë me qime të bardha. Gjokja po lodron.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKLÁC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT zool. Bretkosë e vogël, me lëkurë të përhime. Në pranverë gjoklacat këndojnë me zë të hollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKÇAR,~I m. sh. ~E, ~ET Xhamadan; jelek. Mban gjokçar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi e bardhë. Gjoka po jepte më shumë qumësht se të tjerat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë