Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJOK mb. Që është i bardhë; i bardhë nga thinjat. Koka gjok e mendja zog (fj. u.).✱Sin.: thinjosh, i thinjur.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Kalë me qime të bardha, kalë i bardhë. Gjok i shpejtë. I hipi gjokut.2. bised. Njeri flokëthinjur, flokëbardhë; thinjosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKÁÇ,~I m. sh. ~A, ~AT kopsht. Ulli me kokrra të rrumbullakëta e të mëdha.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKLÁC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT zool. Bretkosë e vogël, me lëkurë të përhime. Në pranverë gjoklacat këndojnë me zë të hollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kraharor; pjesë e veshjes që e mbulon atë. Me gjoks të dalë. Muskujt e gjoksit. Dërrasa (gropa) e gjoksit. Gjerësia e gjoksit. Nxjerr gjoksin përpara.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKSH,~E mb., bised. Që është përtac; i ngadalshëm e i rëndë në punë. Djalë gjoksh.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKSH,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Ai që është përtac; ai që është i ngadalshëm e i rëndë në punë. Gjokshi nuk mbahet as për ndihmës.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÓKSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që është përtace; ajo që është e ngadalshme dhe e rëndë në punë. I foli gjokshes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJOKÇAR,~I m. sh. ~E, ~ET Xhamadan; jelek. Mban gjokçar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi e bardhë. Gjoka po jepte më shumë qumësht se të tjerat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë