Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJITHNJË ndajf. 1. Kurdoherë, gjithmonë; përherë, çdo herë, vazhdimisht. Mbetet gjithnjë i ri. Gjithnjë në zhvillim. Si gjithnjë si çdo herë tjetër. Pothuaj gjithnjë shumë shpesh. Pyet gjithnjë.
2. Ende, sot e gjithë ditën, pa ndërprerje. Gjithnjë aty. Gjithnjë ashtu. Gjithnjë njësoj.
✱Sin.: kurdoherë, gjithmonë, përherë, ngaherë, gjithherë, ende, vazhdimisht, vijimisht, përditë, tejendanë, tejembanë, tejefund.
GJITHNJËHÉRË ndajf. Menjëherë; papritur. Flisnin të tre gjithnjëherë.✱Sin.: menjëherë, përnjëherë, përnjëherësh, papritur, papritmas, papritmazi, papandehur, papandehurazi, pakujtu…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHNJËSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përhershëm, i pandërprerë. Pasion i gjithnjëshëm dhe vizionar.✱Sin.: i përhershëm, i ngahershëm, i gjithhershëm, i gjithnjëshëm, i gjithmonshëm, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHNÁJ/Ë,~A f. Gjithësi; hapësirë në shtrirje të gjerë; tërësi. Përfytyrojnë një gjithnajë të pafund. Gjithnajë njerëzish, kometash.✱Sin.: univers, rruzullim, botë, rrokulli.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHNDÚER pacak. Gjithfarë. Gjithnduer bimësh. Gjithnduer kafshësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHNDÚERSH ndajf. Në mënyra të ndryshme, në shumë lloje, lloj-lloj. Përdoren gjithnduersh.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHNDÚERSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Gjithfarësh. Arsye të gjithnduershme. Pemë të gjithnduershme.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHNJÉRI pacak. Gjithkush; çdo njeri. Gjithnjëri ka të drejtë të respektohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë