Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJITHFÁRËSH mb. Që është i llojeve të ndryshme, i shumëllojshëm. Lule gjithfarësh. Këngë gjithfarësh. Pengesa gjithfarësh.
✱Sin.: i gjithfarësojtë, i gjithfarësojshëm, i çdollojshëm, i shumëllojshëm.
GJITHFÁRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Gjithfarësh. Lule te gjithfarshme.✱Sin.: i gjithfarshëm, i çdollojshëm, i shumëllojshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHFÁRË pacak. Shumë lloje, të çdo lloji, të farëve më të ndryshme. Gjithfarë sendesh. Me gjithfarë njerëzish.✱Sin.: çdolloj, gjithfarëlloj, çfarëdo.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHFARËLLÓJ pacak. Të llojeve më të ndryshme; gjithfarë. Gjithfarëlloj mjetesh. Gjithfarëlloj mënyrash.✱Sin.: çdolloj, gjithfarë, gjithfarësoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHFARËLLÓJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që përfshin gjithfarë llojesh, që është i llojeve më të ndryshme; gjithfarësh. Makineri të gjithfarëllojshme.✱Sin.: i gjithfarshëm, i gjithfarël…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHFARËSÓJ pacak. Gjithfarëlloj. Gjithfarësoj mendimesh. Gjithfarësoj lulesh.✱Sin.: gjithfarëlloj, çdolloj, gjithfarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHFARËSÓJ ndajf., bised. Në mënyra nga më të ndryshmet. Gjithfarësoj mund të ndodhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHFARËSÓJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Gjithfarësh. Produkte të gjithfarësojshme.✱Sin.: gjithfarësh, i gjithfarësojtë, i çdollojshëm, i shumëllojshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHFARËSÓJTË (i, e) mb. Gjithfarësh. Në treg kishte mallra të gjithfarësojtë.✱Sin.: gjithfarësh, i gjithfarësojshëm, i çdollojshëm, i shumëllojshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë