Fjalori


Rezultate të ngjashme

GJITHAÍ pacak. Cilido, kushdo. Gjithai popull po këndonte njëzëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHAÍ ndajf. Plot; numër i madh njerëzish. Sheshi ishte gjithai me njerëz.Sin.: plotpërplot, rrafsh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHANDÉJ ndajf. Në të gjitha vendet; në të gjitha anët; kudo; ngado. E kërkoi gjithandej. Ishte ndotur gjithandej.Sin.: kudo, ngado, gjithkund, gjithanësisht, gjithanësh, tejend…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHÁQ ndajf., bised. 1. Po aq. Gjithaq e rëndësishme. Gjithaq e nevojshme. Gjithaq e madhe.2. Jo edhe aq shumë. Nuk kanë bërë gjithaq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHARÁB,~E mb. Që ka të bëjë me të gjithë arabët; që bëhet me pjesëmarrjen e të gjithë arabëve; i të gjithë arabëve. Mjedis gjitharab.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÍTHASH (së) ndajf. Para së gjithash, në fillim fare; mbi gjithçka.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHATÁ pacak. Të gjithë ata për të cilët bëhet fjalë. Ishin mbledhur gjithata njerëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHÁTË mb. Që është me gjinj të tharë. Femër gjithatë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHATË́ ndajf. Shumë; tepër. Hëngra gjithatë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJÍTHAZI ndajf. 1. Në përgjithësi, përgjithësisht. Më pëlqen revista si nga formati, e gjithazi, nga veshja tipografike.2. Gjithsej, mbarë. I mori gjithazi.Sin.: përgjithësisht, t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.