Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJITHËSÍ,~A f. 1. Tërësia e gjithë trupave qiellorë dhe e trajtave të tjera të materies, që zgjerohet në hapësirë e në kohë dhe përbën një sistem të ndërtuar sipas ligjeve të astrofizikës; univers. Ligjet e gjithësisë. Struktura e gjithësisë. Studimi i gjithësisë.
2. vjet. Tërësia. Gjithësia e votave.
✱Sin.: gjithi, rruzullim, botë, makrobotë, rrokulli, tërësi.
GJÍTHË pacak. 1. Që është në tërësinë e tij, pa i hequr a pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asgjë; që i përfshin së bashku tërë sendet, qeniet a dukuritë e njëjta, të ci…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÍTHË (i, e) pacak. 1. Që merret i plotë e i pandarë, që është në tërësinë e tij pa i hequr e pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asnjë; që i përfshin së bashku tërë send…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÍTHË (të) m. ~GJITHA (të) f. vet. sh. Sendet, qeniet ose dukuritë e përmendura të marra së bashku pa asnjë përjashtim. Erdhën të gjithë. Të gjithë janë të gatshëm. Pak nga të gji…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÍTHË ndajf. Gjithmonë, gjithnjë, përherë: Ai gjithë e ka shprehur se do të vij herët.✱Sin.: gjithmonë, gjithnjë, përherë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÍTHË pj. 1. Krejt, njësoj si dikush tjetër (nga vetitë trupore a morale), gjallë, tërë. Ishte gjithë i ati (i vëllai). Ishte gjithë e ëma (e motra).2. Pikërisht; po. Gjithë aty. …
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHË fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që tregojnë se tipari i shënuar nga pjesa e dytë shfaqet plotësisht, përfshin plotësisht një tërësi të caktuar ose tërë sendet, …
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHËDÍJ/E,~A f. Dije për gjithçka; dije e pakufishme. Përfaqëson gjithëdijen. Muzë e gjithëdijes.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHËFUQÍ,~A f. sh. ~, ~TË Pushtet i pakufishëm mbi të gjithë a mbi gjithçka. Zotëronte gjithëfuqinë mbi natyrën dhe njerëzit.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHËRÚS,~E mb. Që ka të bëjë me të gjithë rusët; i gjithë rusëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJITHËSÓR,~E mb. I gjithësishëm. Funksioni i veprave të tij është universal dhe gjithësor.✱Sin.: i tërësishëm, i përgjithshëm, universal, botëror.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë