Fjalori
GJITHË

GJÍTHË pacak. 1. Që ështëtërësinë e tij, pa i hequr a pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asgjë; që i përfshinbashku tërë sendet, qeniet a dukuritë e njëjta, të cilat përbëjnë një sasi a shumicë; tërë. Gjithë bota. Gjithë njerëzit. Gjithë kafshët. Gjithë vitin. Gjithë jetën. Si gjithëtjerët njësoj si të tjerët, pa ndonjë ndryshim ngatjerët. Gjithë puna kryesorja. Gjithë puna është se ai kishtedrejtë. Gjithë sy e veshë shumë i vëmendshëm. Ishte gjithë sy e veshë. Me gjithë mend seriozisht.
2. Përdoret me parafjalët “me” dhe “në” për të treguar shkallën më të lartëshfaqjes së një ndjenje a të një dukurie (zakonisht të shprehura me emra abstraktë). Me gjithë zemër. Me gjithë mend pa shaka, përnjëmend, seriozisht. gjithë gjatësinë e rrugës. Me gjithë kujdesin e duhur. Me gjithë forcën.
3. Përdoret përpara një përemri dëftor për të treguar shkallën më të lartë të një tipari; tërë. Gjithë ai njeri. Gjithë ai gëzim. Gjithë ato të mira.
4.gjithë; të gjitha; gjithçka. Gjithë ç'ishin. Gjithë sa erdhën. Gjithë sa ndodhi.
5. Krejt, plot; tërë: Gjithë lule e pemë. Gjithë baltë. Gjithë gaz.
6. Çdo. Për gjithë ditë. Për gjithë vend. Në gjithë vend.
Sin.: i gjithë, mbarë, tërë, tërësej, gjithçka, krejt, plot, çdo.
Pas gjithë *gjasave. Gjithë e gjithë gjithsej; krejt çka u tha a u . Gjithë (tërë) *hundë (hundë e buzë) (dikush). E hëngri me gjithë *pupla (dikë) bised. Me gjithë *qejf. Me gjithë *zemër (shpirt). (E përlau) me gjithë *opinga (dikë).

GJITHË

GJÍTHË (i, e) pacak. 1. merret i plotë e i pandarë, që ështëtërësinë e tij pa i hequr e pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asnjë; që i përfshinbashku tërë sendet, qeniet a dukuritë e njëjta, të cilat përbëjnë një sasi a shumicë; i tërë. E gjithë zona. I gjithë populli. Të gjithë fëmijët. Të gjitha idetë. Me të gjitha notat dhjeta. Ngagjitha drejtimet. Me të gjitha mënyrat.
Sin.: i tërë, gjithë, krejt, mbarë.
Lakoj në të gjitha *rasat (diçka)
2. si em. sipas kuptimitpëremrit. U prish i gjithi. U ngrit i gjithikëmbë. Kjo është e gjitha nuk ka më tjetër; kaq ka ose kaq ka mbetur. I rrëfeugjitha.

GJITHË

GJÍTHË (të) m. ~GJITHA (të) f. vet. sh. Sendet, qeniet ose dukuritë e përmendura të marrabashku pa asnjë përjashtim. Erdhëngjithë. Të gjithë janëgatshëm. Pak ngagjitha. I aftë për të gjitha. Mbaroi me të gjitha humbi gjithçka, nuk i mbeti asgjë; mori fund, mbaroi me të tëra. I zbrazigjitha. Dielli lind për të gjithë (fj. u.). Ka për të gjithë. Mbigjitha radhëparë. Paragjithashmënyrëveçantë; veçanërisht. Paragjithash radhëparë; para çdo gjëje tjetër.

GJITHË


Rezultate të ngjashme

GJITHËDÍJ/E,~A f. Dije për gjithçka; dije e pakufishme. Përfaqëson gjithëdijen. Muzë e gjithëdijes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËDÍJËS,~E mb. Që ka dije për gjithçka; që ka dije të pakufishme; i gjithëditur. Personazh gjithëdijës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËDÍJËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka dije për gjithçka; ai që ka dije të pakufishme; i gjithëditur. Gjithëdijësi na habiti me njohuritë e tij.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËDITÓR,~E mb. Që zgjat gjithë ditën. Mësim gjithëditor. Program i ngjeshur, gjithëditor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËDÍTUR (i, e) mb. Që di gjithçka; që ka dije të pakufishme. Djalë i gjithëditur. Rrëfenjat e zonjushës së gjithëditur. Mos bëj si i gjithëditur!

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËFUQÍ,~A f. sh. ~, ~TË Pushtet i pakufishëm mbi të gjithë a mbi gjithçka. Zotëronte gjithëfuqinë mbi natyrën dhe njerëzit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËHÉRË ndajf. Gjithmonë; pa ndërprerje. Gjithëherë na kërkon e gjithkund na ndjek.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËRÚS,~E mb. Që ka të bëjë me të gjithë rusët; i gjithë rusëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËSÍ,~A f. 1. Tërësia e gjithë trupave qiellorë dhe e trajtave të tjera të materies, që zgjerohet në hapësirë e në kohë dhe përbën një sistem të ndërtuar sipas ligjeve të astro…

Shfaq përkufizimin e plotë →

GJITHËSÓR,~E mb. I gjithësishëm. Funksioni i veprave të tij është universal dhe gjithësor.Sin.: i tërësishëm, i përgjithshëm, universal, botëror.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.