Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►GJILPËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e GJILPËRÓJ. U gjilpërova në të dyja krahët.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPËRÓR,~E mb., spec. Që është i hollë e me majë si gjilpërë, që ka trajtën e një gjilpëre. Zgjatime gjilpërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPËRÚAR (i, e) mb. Që është gjilpëruar; i injektuar. Bar i gjilpëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPËRÝER,~II m. sh. ~, ~IT 1. Gjilpërë e madhe që përdoret për të qepur dyshekë, thasë e gjëra të tjera të trasha. Qep me gjilpëryer.2. Shtizë çorapesh. Përdori gjilpëryerin.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPËRÝER, ~III m. sh. ~, ~IT Kunj që bashkon shtratin e qerres me shtizën. Gjilpëryeri ishte konsumuar nga koha.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPË́R/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fill i hollë çeliku me majë të mprehtë e me vrimë në fund, që përdoret për të qepur. Gjilpërë e hollë. Gjilpërë qepëse. Qep me gjilpërë. Shkoj perin…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPËRËQÝQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Erodium cirutarium) Lloj mëllage një ose shumëvjeçare, me lule të vogla pesëpetëlshe, ngjyrë vjollcë, gjethe pëllëmbore të dhëmbëzuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPËRËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Gjilpërë e vogël. Në xhaketë qe ngulur një gjilpërëz e vogël.2. Shtizë çorapesh. Thuri me gjilpërëz çorape leshi.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPËRËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Syngnathus acus) Peshk deti me trup të hollë e të gjatë si ngjalë; bistër. Gjilpërëza si ngjalë.2. zool. Pjesë e dytë e emërtimeve të p…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJILPËRËZ,~AIII f. sh. ~A, ~AT bot. Bimë barishtore e egër, që mbin nëpër arat me grurë dhe që i ka gjethet shumë të holla si gjilpërë e lulet ngjyrë manushaqe të hapët. Gjilpërëza…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë