Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJI fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përngjitura, si: gjimbushur, gjivogël etj.
GJI,~RII m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. anat. Organ në gjoksin e femrës së njeriut dhe te gjitarët, me gjëndra të posaçme që prodhojnë qumësht për të vegjlit. Me gjinj të mëdhenj (të fryrë). Gjinjtë e lopës. Maja (thumbi, thithi) i gjirit. Thumbi i gjirit. Qumështi i gjirit. E vuri në gji e vuri të pinte.
2. Qumështi që prodhohet nga ky organ; sisë. Fëmijë gjiri. I jep gji fëmijës. Ia preu gjirin. Mosha e gjirit muajt e parë, kur foshnja ushqehet vetëm me qumështin e nënës. Po nuk qau fëmija, nuk i jep gji nëna (fj. u.).
3. Pjesë e futur e gjoksit, mesi i kraharorit; pjesa nën veshjen që mbulon gjoksin; gjoks. Marr në gji. Shtrëngon në gji. Mbështeti kokën në gji.
4. fig. Gjoksi, kraharori ku është zemra si simbol i ndjenjave. E ka në gji. I vlon (i zien) në gji.
5. Pjesa e brendshme e diçkaje, thellësia e diçkaje; mesi. Gjiri i tokës. Në gjirin e natyrës jashtë, në mes të natyrës. Gjiri i vezëve pjesë e trupit të femrës, ku përftohen vezët; vezore (anat.). Mban (fsheh) në gjirin e vet mban brenda, ka brenda; përmban në vetvete.
6. fig. Mjedisi ku rritet, ku jeton e ku edukohet dikush. Në gjirin e familjes. Nga gjiri ynë (i organizatës, i ekipit tonë).
7. bot. Pjesa e thelluar ndërmjet bishtit të gjethes dhe degës ose ndërmjet degës dhe trungut.
✱Sin.: sisë, gjoks, mjelm, ballkon, qendër, midis.
♦ (E do) si *akullin në gji (dikë) iron. (E do) si *prushin në gji (dikë) iron. (E do) si *zjarrin në gji (dikë) iron. Fsheh (mban) *gurin në gji (dikush). Ta fut *gjarprin në gji (dikush). Gris gjirin e arnon pëqirin (dikush) prish a dëmton diçka të madhe për të bërë diçka të vogël; prish bucela e bën kënaçe. I hyj në gji (dikujt) e njoh mirë, ia kuptoj gjendjen, ia kam mësuar e ia di hallin, se i kam qëndruar afër. E kam në gji (dikë) shih e kam në (për) zemër (dikë). E ka *prush në gji (dikë). Kërkon *kaun në gji (dikush). E la me *duar në gji (dikë). Mbaj (rrit) *gjarprin në gji. Mbeta me *duar në gji. I ndez *zjarr në gji (dikujt). Më ndizet *zjarr në gji. Me *prush në gji. Rri me *duar në gji (në ijë, në mes, në xhepa) (dikush).
GJÍC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Shtëpi përdhese.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÍ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Shtëpi përdhese; strehë ku kalon natën bagëtia.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJIM,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Shtrembërim; përdredhje; lakim. Gjimat në trung ishin plagët e heshtura të natyrës.2. Barkësim. Mur me gjima mur që ka lëshuar bark.✱Sin.: shtrembërim, p…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJIM,~III m. sh. ~A, ~AT Guvë në shkëmb. U fsheh në gjim.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJIM,~IIII m. sh. ~A, ~AT Dredhë e lumit.2. Gji i vogël deti; gotull.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJIM,~IIV m. sh. ~A, ~AT Qemer.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJIM,~IV m. sh. ~A, ~AT Ibrik bakri, balte; gjym.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJIR,~II m. sh. ~E, ~ET Vorbull uji, shtjellë, ngjir. Ra në një gjir. E thithi gjiri. Gjiri i liqenit.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJIR,~III m. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Myoxus glis) Brejtës i vogël katërkëmbësh, me qime të dendura e të buta ngjyrë përhime, me bisht të gjatë si furçë, që jeton në pyje dhe ka mis…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJIR,~IIII m. anat. (lat. Ovarium) Pjesë e organit riprodhues të femrës ku përftohen vezët; vezore. Gjiri i vezëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë