Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJÉTKË ndajf. Gjetiu. Kudo gjetkë. Diku gjetkë. E kishte mendjen gjetkë. Hidhe gjetkë!
✱Sin.: gjetiu, tjetërkund, tjetërkah.
♦ Gjetkë *daullet e gjetkë dasma. I kullot *mendja (gjetkë) (dikujt). Rreh (vret) gjetkë (dikush) flet me nënkuptime, e ka fjalën për tjetër gjë, tjetër thotë e tjetër mendon; synon diçka tjetër; i bie derës të dëgjojë qilari.
GJÉTKËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT Vend i thurur, ku mbahen shpendë ose kafshë shtëpiake për t'i majmur. Gjetkëza e patave. Gjetkëza e derrave.♦ *Pata në gjetkëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTKËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT Dhomë shumë e vogël; kuvli. Iu zu fryma në gjetkëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë