Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
GJETHENGÚSHTË mb. Që i ka gjethet të gjata e të ngushta, me gjethe të ngushta, fletëngushtë; kund. gjethegjerë. Krifsha gjethengushtë. Frashër gjethengushtë.
GJÉTH/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e rëndësishme e bimëve si fletë me trajta të ndryshme, që del në degë, në kërcell ose drejt nga rrënja dhe që shërben për përftimin e lëndëve u…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTH/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Thika e zdrukthit me teh të gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTHE mb. I lehtë; i shkathët. Nusja jonë është gjethe për punë.✱Sin.: i zhdërvjellët, i papërtuar, i papërtueshëm, i shpejtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTHE fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “gjethe”, “me gjethe...”, “që i ka gjethet si...” (p. sh.: gjethedendur, gjethegjerë, gjethemadh, gjethengushtë, gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEBRÍ,~RI m. sh. ~RË, ~RËT bot. (lat. Ceratophyllum) Bimë ujëse gjethehollë; barishte me gjethet si bri, që rritet në liqene të cekëta a nëpër kanale.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEDÉ/LL,~I m. sh. ~J, ~JTË 1. bot. (lat. Plantago) Bimë barishtore shumëvjeçare deri 25 cm e lartë, me lulesë të vendosur në majë të bishtit, me gjethe vezake të lëmuara; gjeth…
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEÍMËT mb. Që i ka gjethet të imëta. Bimë gjetheimët.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJETHEMÁDH,~E mb. Që i ka gjethet të mëdha; fletëmadh; kund. gjethevogël. Shelg gjethemadh.✱Sin.: llapëmadh, llapan, llapush.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Nis të nxjerrë gjethe; gjethohet. Po gjethet pylli.
Shfaq përkufizimin e plotë →GJÉTHEZ,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë e re, e bukur dhe e hijshme. Gjethezë, moj gjethezë / gjethezë të keqen o/ kur të gjeta vetem o (kr. pop.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë